Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Mirdita Voley” mposht 3:0 ekipin e Teutës, në ndeshjen e dytë e Kampionatit Kombëtar në volejboll për femra

Nga Pirusti News
3 224 Shikime
SHPERNDAJE

“Mirdita Voley” – Teuta, 3 : 0, (25:12, 25:15, 25:16)

Janë dashur pak më shumë se 30 minuta që vajzat e “Mirdita Voley” të mposhtin me rezultat të thellë 3:0, ekipin e Teutës së Durrësit. Kjo është ndeshja e dytë që “Mirdita Voley” me trajnere ish-lojtaren me përvojë të “Minatorit” Lindita Hoxha, zhvillon për Kampionatin Kombëtar të Volejbollit për femra.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Sportit “Arjana Arapi” të Rrëshenit, ndërkohë që u mësua se kjo do të ishte ndeshja e vetme e këtij kampionati në këtë ambient sportiv, pasi javën që vjen, Pallati i Sportit do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë që do e rendisë atë në një pallat me parametra bashkohorë, ndër më elitarët në Shqipëri. Ndeshjet pritëse për ekipin e “Mirdita Voley” deri në përfundimin e rikonstruksionit të Pallatit të Spotit “Arjana Arapi” do të zhvillohen në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Pas rënies së bilbilit që sinjalizonte fillimin e ndeshjes, shërbimi i  parë është për “Mirdita Voley”, ndërsa Gashi ka shënuar pikën e parë. Një kundërpërgjigje e vajzve durrsake përmes lojtares Avduli ka barazuar 1:1. Ndërsa topi nga shërbimi është për lojtaren me përvojë të “Mirdita Voley” kapitenen Tuci. Janë katër gjuajtje rradhazi të Tucit nga shërbimi, të gjitha pikë për “Mirdita Voley”, ndërsa në të fundit është thyer nga Avduli dhe Begeja, të Teutës.

Megjithatë “Mirdita Voley” fillon shkëputje të thellë që u ruajt gjatë gjthë setit të parë. Në lojë është edhe Matraku e cila here pas here e kthen topin në “predha” për fushën kundërshtare. Me një fizik të fortë, gjuajtje precize, vajzat durrsake e kanë të pa mundur bllokimin e saj. Traineri durrsak Edmond Jazexhi mundohet të mbështese skuadrën me ndërrime dhe pushime të shpeshta, por situata është dukshëm në favor të vajzave të “Mirdita Voley”. Janë dy gjuajtje të sakta të kapitenes Tuci të cilat mbyllin setin e parë me rezultatin 25:12, në favor të vendaseve.

Seti i dytë ka pasur përafërsisht të njëjtin ritëm loje. Shërbimi i parë vjen për Teutën, por një kundërpërgjigje e Nezajt e konverton pikën e parë për “Mirdita Voley”. Nga shërbimi lojtarja me mjaft përvojë Gashi me nr 13 ka shënuar 5 pikë rradhazi, pasi shërbimet e saj nuk mund të bllokoheshin nga fusha kundërshtare. Loja vijon në normalitet, ndërsa një “ngecje” e Matrakut ka bërë që rezultati të shënojnë 8;2 në favore të vendasve. Edhe në këtë set, si në setin e parë, ka qenë kapitenia Tuci e cila ka mbyllur me aksionin e saj pikën e 25-të, kur Teuta mundi të grumbullonte vetëm 15 pikë.

Në setin e tretë Teuta është mundur të ruajë ekulibrin. Janë kapitenia Begiç, Avduli dhe Matoshi që organizojnë lojën. Edhe Domi mundohet të luajë me plot pasion çka sjell që deri në pikën e 8-të, rezultati të jetë në barazim. Por pikërisht këtu fillon të një shkëputje e lehtë, falë lojës së sigurtë të Tucit, Nezajt, Gashit, Bllokut e Matrakut, ndërkohë që impulsojnë here pas here ndërrimet sidomos me Ruçin. Seti i tretë u mbyll me rezultatin 25:16, dhe krejt ndeshja me rezultatin 3:0.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest