Shpejtësia tejnormave dhe parakalimi i gabur, pikërisht aty ku vija ndarëse e ndalon kategorikisht atë, ka rezultuar me bilanc tragjik gjatë aksidentit të pasdites së sotme në superstradën Milot-Rubik, në afërsi të fshatit Fang, në Mirditë.
Një papërgjegjësi çasti dhe janë shuar jetët e dy drejtuesve të mjeteve Sharon (wolsvagen) me targa AA943NP dhe Benzit me targa AA182TY, përkatësisht Jak Syla 63 vjeç nga Fush-Arrësi dhe Myftar Kovaçi 52 vjeç nga Hasi.
Burimet policore, por edhe dëshmitarë të vendngjarjes kanë konfirmuar ka qënë mjeti Sharon që është futur në parakalim, por drejtuesi nuk e ka llogaritur mirë mundësinë e daljes, ndaj është ndodhur ballë për ballë më benzin në krahun e tij, ku ndodheshin edhe pasagjerët të cilën u dëmtuan rëndë.
Dy drejtuesit e mjeteve në përballJen direkte në rrugë kanë ndërruar jetë në pak kohë, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rrëshen, janë transportuar në kohë të shpejtë drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ndërkohë që grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

