Muajt e fundit arkivat vendore shqiptare janë përfshirë në një reformë e cila ka bërë që përqëndrimi i tyre të jetë në katër qytete të Shqipërisë, konkretisht në Elbasan, Durrës, Lushnjë dhe Rrëshen. Në Rrëshen janë mbledhur dokumentacioni i katër qarqeve si Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha.
Ka mbi tre muaj që dokumentacioni i katër qarqeve të veriut, më saktë i nëntë rretheve ka mbërritur në Rrëshen, dhe prej asaj kohe po punohet intensivisht për sistemimin e dosjeve sipas qarqeve, në ambiente të veçanta. Arkivi i Rrëshenit duket se është përzgjedhur për faktin se ndërtesa është tre katëshe, në gjendje mjaft të mirë e ndërtuar posaçërisht për arkivë në vitet e fundit të rregjimit komunist, afërsisht në vitin 1986.
Edhe ky arkiv është në varësi të Arkivës së Qarkut Lezhë, ndaj janë drejtuesit e këtij arkivi që prej muajsh janë zhvendosur në Rrëshen për të finalizuar këtë aksion i cili kërkonte kujdes dhe përkushtim të madh.
Lek Prela, drejtor i arkivave të Qarkut Lezhë thotë se në ndërtesën e arkivës Rrëshen ka një garanci të plotë për ruajtjen dhe përpunimin e dokumentacionit, pasi vetë ambienti e garanton këtë. Megjithatë, vijon drejtori Prela fillimisht kemi kontrolluar çatinë duke garantuar hidroizomimin e saj, më pas janë pastruar dhe lyer të gjitha ambientet, duke i pajisur me raftet metalike që janë posaçërisht për vendosjen e dosjeve, ndërkohë janë bërë efektive sistemet kundër zjarrit e lagështirës, pasi prej vitesh edhe kjo ndërtesë ka qenë pothuaj e braktisur, pasi dokumentacioni ka qenë zhvendosur në shumicë për në Lezhë, ka përfunduar Prela.
Edhe pse akoma punohet për sitemimin përfundimitar të dosjve me dokumentacionin që kanë brenda tyre, specialistët e arkivës janë në aktivitet të plotë për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të ndryshëm, por edhe të institucioneve verefikuese, kërkesa të cilat vijnë dhe marrin përgjigje përmes postës shqiptare
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

