Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Promovohet në Institutin Albanologjik të Prishtinës “Skendërbeu në historiografinë zvicerane”, vepër e autorit Murat Ajvazi

Nga Pirusti News
1 285 Shikime
SHPERNDAJE

Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka mbledhur artdashës të shumtë dhe miq të librit, për tu njohur me një nga botimet më të rëndësishme të këtij viti, si vit i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Edhe pse janë bërë shkrime e libra pa fund, dramatizime edhe filma për heroin kombëetar të shqiptarëve gjatë 550 viteve, heroi ynë kombëtar vijon të frymëzojë brezat, edhe pse shekujt kalojnë duke i lënë vendin njëritjetrit. E nëse shqiptarët e kanë një arsye, Gjergj Kastriot Skenderbeu ka mundur të frymëzoje autorë të huaj, e madje jo autorë dosido, por të vlerësuar në vendet e tyre.

Kjo e bën më të veçantë botimin e z. Murat Ajvazi të titulluar “Skendërbeu në historiografinë zvicerane”, pasi lexuesi do të njihet me këndveshtrimin e autorëve të huaj për heroin tonë kombëtar, dokumenta të padëgjuar deri tani, ngjarje që të lënë mbërthyer pas çdo faqeje të këtij libri. Pikërisht kjo u vlerësua me të madhe në promovimin e ditës së djeshme në Prishtinë, promovim i cili u udhëhoq nga Unioni i shkrimtarëve të Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e këtij unioni z. Reshat Sahitaj dhe Lan Qyaqalla. Promovimi ka nisur rreth orës 11-të në një nga sallat e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku të pranishmë ishin poetë, shkrimtarë e intelektualë të Kosovës, por edhe një grup krijuesish nga Mirdita.

Fillimisht e ka marrë fjalën z. Lan Qyqalla i cili pasi ka falenderuar të pranishmit nga Prishtina, Klina e Mirdita, ka folur rreth librit më të ri për Gjergj Kastriot Skendërbeun. Qyqalla ka vu në dukje përkushtimin e fortë të Murat Ajvazit për të gërmuar në arkivat e huaja duke na dhënë here pas here produkte mjaft të rëndësishme për historiografinë shqiptare.

Poeti dhe shkrimtari Dan Ibrahimi i cili është lektor i këtij botimi ka bërë një përshkrim më të detajuar të përmbajtjes së librit, punën e kujdeshme për të mbërritur në promovimin e tij.

Ndërsa studiuesi Preng Cub Lleshi nga Mirdita, përmes fakteve të shumta ka përcaktuar sipas tij origjinën mirditase të Gjergj Katstriot Skenderbeut. Folës të tjerë si Gani Bytyqi, kryetar i (LKMSH) Zvicër, Pjetër Marku, Aleksandër Ndoja, Prend Buzhala etj, kanë folur rreth faktit se libri studimor në fjalë është një vlerë me të cilën sa më shumë lexues.

Herë pas here nxënës të shkollës së Fush-Kosovës, deklamonin pjesë nga libri, por edhe poezi të ndryshme kushtuar Skënderbeut.

Në fund të takimit promovues e ka marrë fjalën vetë autori z. Murat Ajvazi i cili tha:

  Zonja dhe zotrinj!

Eshtë nder për mua pjesmarrja juaj në promovimin e librit tim më të ri “Skënderbeu në historiografinë zvicerane”. Meqenëse figura e heroit tonë kombëtar është ndër figurat më të çmuara edhe të historisë së Evropës, e dija se edhe historiografia zvicerane nuk do ta ketë anashkaluar, prandaj iu rreka hulumtimit dhe gjeta botime hstorike që flisnin për epokën e Gjergj Kastriotit dhe luftën e shqiptarëve kundër Perandorisë osmane. Është për tu vlerësuar fakti që nga hulumtimet e mia nuk kam ndeshur dilema për prejardhjen e kryeheroit tonë siç po përfolin ca historian dhe analistë.

Isha i vetëdijshëm për vështirësitë sidomos për botimet në gotishte por falë studiuesve zviceran arrita ti përkthej edhe të dhënat e botuara në këtë gjuhë tanimë jasht përdorimit. Në bibliotekat e Zvicrës ruhen libra në gjuhët zvicerane dhe të tjera mbi heroin tonë kombëtar, madje atje kam gjetur edhe një libër “Histori e skënderbeut” e shkruar në gjuhën artificiale ESPERANTO.

Nga të gjitha hulumtimet e mia në Zvicër kam vënë re që figura e Skënderbeut dhe qëndresa arbërore kundër pushtimit osman konsiderohen si mburoja e Evropës. Në të gjitha këto botime të shekujve16, 17, 18, 19 e tutje tregohet dhe kritikohen shtetet evropiane dhe Vatikani për mos ofrimin e ndihmës së duhur Skënderbeut që me shqiptarët e tij u bë mburoj e pa thyeshme e depërtimit Osman në Evropë.

Në përpjekjet e mia hulumtuese tani veç kam renditur disa tematika studimore të përiudhës së Skënderbeut dhe këtej të cilat me kohë do ti përgatis për botim

Meqenëse ato që duhet thënë i thanë folësit para meje nuk dua tju lodh më shumë. Ju falënderoj për pjesmarrje dhe mirëupafshim në promovimet tjera.

Përgatiti: Alekandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest