Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Të kesh pas fatin t’i shërbeje At’ Gjergj Fishtës..

Nga Pirusti News
1 731 Shikime
SHPERNDAJE

Ded Gjok Lleshi është nga lagjjia Sholth e fshatit Zall Xhuxhë, të krahinës së Fanit. Fati e kishte çuar që në moshë shumë të re të ishte në shërbim të Atit të shquar të fesë së krishterë, Gjergj Fishtës së Domgjonit. Plaku jetoi gjatë, plot 97 vite, ndërsa la kujtime pa fund për homerin shqiptar, mjeshtër të fjalës dhe të poezisë me vlera të pamata kombëtare. Vetë plaku Dede  cili u nda nga jeta në vitin 2004 ka lënë pas kujtime pafund, por edhe një fotografi e cila është e rrallë në llojin e vet në aspektin historik sidomos.

Në atë fotografi që plaku i urtë ja besoi mbesës së tij Nusha Deda me një dedikim të veçantë është vetë Ded Gjok Lleshi shumë i ri, me dy fëmijë të familjes së Fishtës, pasardhës të asaj familje, pra fëmijët e vëllait të Padër Gjergjit.

Nusha Deda, mbesa e shërbyesit të Fishtës Ded Gjok Lleshi, në profilin e saj në facebook thotë se: “Kjo foto me erdhi si dhuratë ose me mirë ma la amanet Gjyshi, para 15 vitesh duke më thënë:

“Mbaje kete foto bija ime, se kam besim se ti e ruan. Teksa e mora në dorë ketë foto e pyeta se kush ishte ky dhe te kujt jane keta femije? Jam une i ri kur shërbeja pranë Padër Gjergjit, dhe femijet janë të familjes se Padër Gjergj Fishtes, m’u përgjigj gjyshi. Po ta le ty se mbase një ditë do të hyjë në punë, kur une mos te jem. U emocionova dhe i thashë se ti do jesh gjithmonë, ti nuk ke vdekje, por vetëm ditëlindje sepse ne nuk u gëzuam me babën se zoti na e mori shumë parakohe por tani kemi ty. U gëzova se mu duk sikur me la gjithë pasurinë e botës dhe më tha edhe këtë fjalë, mbas shumë vitesh do krahasosh foton dhe kush do me ngjajë më shumë nga nipat. Tani jam e bindur se ai ishte njeri i ditur i zgjuar, dhe më shume i ka ngja vellai im i vogël, i cili nuk e patin fat ta shihte në e ditet e fundit te jetes se tij, por jemi te lumtur kur ne prezantohemi se jemi nipat e mbesat e Ded Gjok Lleshit, përfundon mbesa e atij njeriu që për më shumë se 3-4 vite i qëndroi pranë Fishtës së madh.

Kush ishte Ded Gjok Lleshi?

Burri i zgjuar dhe i mençur i Zall Xhuxhës, shumë i afërt me aktoren Roza Xhuxha (Anagnosti) gjithmonë përsëriste se Fishta është nga Domgjoni i Mirdites, më ka thënë vetë padër Gjergji, këmbëngulte ai deri ne momentet e fundit te jetes te tij..! Ded Gjok Lleshi, në kujtimet e tij mbi Fishtën, i tregonte familjes, shokeve, miqve në krahinen e Fanit e kudo ne Mirdite, se si vete Pader Gjergj Fishta, i kish konfirmuar origjinen e tij, nga Domgjoni i Mirdites..!!! Ded Gjok Lleshi ishte i perzgjedhur nga vete i Pader Gjergji që tëe shërbente prane tij disa vite, për te vetmen arsye, se Deda ishte nga Mirdita e origjines te Fishtes, e ketë ja kishte konfirmuar disa here vete Pader Gjergji..!!!

Ded Gjok Lleshi ka dëshmuar disa herë në kujtimet e Tij për Fishten, se Padër Gjergji e mori në punë, sa i mori vesh se ishte nga Fani i Mirditës duke i përsëritur shpesh se origjina e tij është nga Domgjoni, Familja Paci dhe trojet e te parëve të tij janë pak siper Gurrës te Domgjonit, aty ku janë vendosur të familjes Paci, sot.

Përgatiti: A. Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest