Prej më shumë se një jave një automjet spitalor është stacionuar në oborrin e brendshëm të spitalit Rrëshen, pranë ambienteve të Drejtorisë së Shërbimit Publik. Dy apo tre mjekë të specializuar në ekzaminime përmes mamografisë dhe një infermiere e DSHP Rrëshen, janë stafi i cili në më pak se 7 ditë punë, kanë arritur të bëjnë mamografinë falas për më shumë se 120 gra nga të gjitha zonat e Mirditës. Infermierja Doda thotë se një nismë e tillë po ecën me mjaft mirë dhe në mënyrë të sukseshme. Janë mjeket e familjes dhe të zonave që përcaktojnë listën e nënave në risk, dhe sipas asaj liste mjekët me mamografinë ambulante bëjnë vizitat në mënyrë mjaft të saktë.
Deri më tani janë vizituar rreth 120 gra nga të gjitha zonat, ku fllimisht u operua me një numër të madh të grave që punojnë në fabrikën e këpucëve. Ndërsa shumë të tjera vijnë nga zona e Fanit, Oroshit, Rubikut e Rrëshenit, por edhe Selitës e Kthellës. Lajmi i mirë është se në atë çfar shihet paraprakisht nuk ka asnjë rast në rrezikshmëri, megjithëse do të duhet pak kohë që të ketë përgjigje të plotë dhe përfundimtare për çdo vizitë.
Znj. Marie Doda N/Prefekte e Mirditës thotë se një nismë e tillë u bë falë bashkëpunimit mes N/Prefekturës dhe DSHP, për të siguruar një suport dhe ndihmë falas për gratë jo vetëm në risk, por dhe për ata që duan të jenë sa më të kujdesshme ndaj shëndetit të tyre, për të parandaluar çdo lloj rreziku ndaj jetës së nënave dhe grave edhe në Mirditë.
Bashkë më drejtoreshën e DSHP Mirditë, znj. Silvana Gjonaj kemi ndërhyrë pranë Ministrisë së Shëndetësië për të siguruar mundësimë e pasjes në dispozicion të një stafi të specializuar dhe aparaturës përkatëse. Në emrin tim si N/Prefekte e Mirditës, por edhe në emër të gjitha atyre grave që po përfitojnë falas nga ky shërbim i domosdoshëm, falenderoj Ministrinë e Shëndetësisë për disponilitetin e treguar, përfundon znj. Marie Doda e cila bën thirrje të gjitha grave që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila do të jetë valide gjatë gjithë kësaj jave.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

