Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Mirdita e mbyll fazën e parë në krye, Barleti fiton derbin me Tiranën

Nga Pirusti News
2 120 Shikime
SHPERNDAJE

Marrë nga “Telesport” autor: Gentjan Spiri.

Mirdita e ka mbyllur fazën e parë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra në vendin e parë. Në ndeshjet e javës së 7-të të Grupit A1 të luajtura sot, skuadra mirditore fitoi 3-0 në Krutje ndaj Lushnjës, duke arritur një sukses të lehtë ndaj vendit të fundit. Një përballje mes dy ekipeve që ndodhen në ekstremet e renditjes, ndaj fitorja e Mirditës ishte e lehtë, duke e dominuar lojën në të trija setet. Një rezultat që mban ekipin rrëshenas në vendin e parë, duke e mbyllur këtë fazë të parë si “kampion i dimrit”.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Barleti Volley fitoi 3-1 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas. Një fitore me përmbysje e ekipit të trajnerit Gurabardhi, që e nisi keq takimin, duke humbur setin e parë, por më pas loja ndryshoi krejtësisht pamje. Barleti “zgjohet” dhe fiton me lehtësi dy setet e tjera, duke marrë frenat e lojës në dorë. Bardheblutë përpiqen të rivalizojnë disi në setin e katërt, por pa forcën e duhur, pasi Barleti ka kontrollin e takimit dhe fiton pa shumë probleme 3-1, duke u ngjitur në vendin e dytë. Për Tiranën humbja e dytë radhazi, që e zbret në vendin e tretë.

Partizani konsolidon vendin e katërt në renditje, pas fitores 3-0 në Durrës ndaj Teutës vendase. Ndonëse pritej një sfidë e fortëm durrsaket thuajse ishin inekzistente në fushë, duke zhvilluar një lojë pa nerv dhe grintë. Kjo ia bëri edhe më të lehtë fitoren ekipit kryeqytetas, që e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren, ndërsa Teuta humbet kontakt me kreun.

Fiton edhe Skënderbeu, që mundi 3-1 Vllazninë në Korçë, duke ndalur hovin e shkodraneve, që kishin fituar dy takimet e fundit. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës, por vendaset u treguan më të sakta në momentet vendimtare dhe e merituan fitoren.

Volejboll – Femra Grupi A1, java e 7-të (17 nëntor)

Skënderbeu – Vllaznia, 3-1 (26-24, 26-28, 25-17, 25-20)

Lushnja – Mirdita, 0-3 (13-25, 21-25, 13-25)

Teuta – Partizani, 0-3 (17-25, 19-25, 10-25)

Tirana – Barleti Volley, 1-3 (25-12, 15-25, 15-25, 20-25)

Renditja: Mirdita 19 pikë (6/1), Barleti Volley 18 pikë (6/1), Tirana 15 pikë (5/2), Partizani 14 pikë (5/2), Teuta 6 pikë (2/5), Skënderbeu 6 pikë (2/5), Vllaznia 5 pikë (2/5), Lushnja 1 pikë (0/7).

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest