“Ngjyrat e nëntorit” si asnjëherë tjetër në kuadër të vitit të Gjergj Kastriot-Skënderbeut kanë ndezur atmosferën e mbrëmjes e 28 nëntorit në një ambient të improvizuar, në oborrin e Pallatit të Kukullave në Tiranë. Një organizim perfekt i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, ku janë mbledhur grupet më të spikatura të fëmijëve nga i gjithë vendi.
E ndërsa nga veriu kanë qenë pjesmarrës fëmijët e QKF-së së Kurbinit dhe QKF Mirdita, aktiviteti është ndjekur nga një numër mjaft i madh qytetarësh të cilët i kanë dhënë mbështetje dhe atmosferë deputimit të fëmijve të Mirditës.
QKF Mirdita ka përformuar me dy valle nën drejtimin e koregrafit Fran Gjergji dhe me një orkestrale, të maestro Kol Picakut.
Shefi i sektorit të artit pranë QKF Mirditë z. Blert Leci, thotë se performancat e virtuozëve nën drejtimin e maestro Kol Picaku dhe kërcimtarët e koreografit Fran Gjergji, morën vlerësimin maksimal të spektatorëve të shumtë të cilët me duatrokitjet dhe lëvizjet e tyre u sintonuan totalisht me artistët e vegjël të Mirditës. Përveç cilësisë së performimit viziv dhe muzikor, spektatorë të shumtë por edhe drejtuesit e këtij organizimi vlerësuan faktin se i gjithë përformimi i QKF Mirditë, ishte Live. Pra orkestrina e fëmijëve ishte totalisht live, nën drejtimin e Kol Picakut e jo lëvizje imituse të tingujve që dalin nga kompiuteri. Gjithashtu edhe vallet e koregrafit Gjergji u shoqëruan nga muzika e drejtpërdrejtë të orkestrinës së QKF-së mbështetur nga instruktori pranë kësaj qendre, Ilir Simoni. Në fund organizatorët i kanë akorduar çmimin përkatës edhe artistëve të vegjël të QKF-Mirditë.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

