Sot në ambientet e presidencës, në prani të kreut të shtetit shqiptar z. Ilir Meta u bë prezantimi i librit kushtuar znj. Mariane Graf me autore Lindita Sina, të titulluar “Marjana – Historia shqiptare e një austriakeje”. Ndërkohë në pjesën e dytë të aktivitetit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i akordoi z Skënder Thaçi me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përveç stafit të Albanien-Austria- Partnerschaft, edhe Konsullja e Austrisë në vendin tonë, Renate Seib, përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete të ndryshme, drejtues dhe bashkpunëtorë ndër vite të Mariane Graf nga Mirdita dhe Puka, gazetarë, opinionistë etj.
Pas ekzekutimit të Hymnit në Flamurit, fjalën e ka marrë z. Ilir Meta i cili ndër të tjera tha se “Jam i nderuar që sot së bashku me ju të marrim pjesë në promovimin e librit “Marjana”, një libër që i kushtohet humanistes së njohur dhe mikes së madhe të kombit tonë, znj. Marianne Graf.
Ajo me veprimtarinë e saj humanitare në Shqipëri dhe jo vetëm, të cilën e ka filluar 26 vite më parë, atëherë kur populli shqiptar sapo kishte dalë nga diktatura më e egër e kontinentit dhe kishte nevojë për miq të vërtetë dhe të sinqertë, ka lënë gjurmë të mëdha. Si çdoherë, në momente të rëndësishme dhe të vështira për kombin tonë, miqtë e mirë dhe ndihma e sinqertë nga Austria dhe populli austriak nuk na ka munguar.
Historikisht, Austria dhe austriakët e kanë treguar me vepra miqësinë për popullin tonë dhe për këtë ju jemi shumë falënderues. Për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve Marianne së bashku me bashkëshortin e saj z. Willi Graf, themeluan shoqatën, “Partneriteti Shqipëri-Austri” (“Albanien-Austria- Partnerschaft”). Përmes kësaj shoqate u afruan edhe më shumë dy kombet dhe vendet tona, u ndje edhe më fortë miqësia e sinqertë e austriakëve ndaj shqiptarëve. Për shumë austriakë, emri i Shqipërisë lidhet me emrin, Marianne Graf, ka theksuar kreu i shtetit Ilir Meta.
Ndërsa në fjalën e saj, zonja Marianne Graf falënderoi Presidentin Meta për vlerësimet si edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj në veprimtarinë e saj të gjatë humanitare në Shqipëri.
“Ndihem shumë e lumtur dhe e emocionuar njëkohësisht. Dua të falënderoj në veçanti autoren e librit si edhe Presidentin Meta për këtë ceremoni të veçantë, por edhe për fjalët e tij mira për kontributin tim humanitar në ndihmë të shqiptarëve. Dua të falënderoj të gjithë që ato që u bënë pjesë e këtyre udhëtimeve shpesh tepër të vështira që kemi bërë përgjatë gjithë këtyre viteve. Jam e lumtur të shoh që të gjitha përpjekjet e mia vlerësohen”, – tha më tej zonja Graf.
Ndërsa një përshkrim të librit dhe përmbajtjes së tij, për të pranishmit e ka paraqitur z. Mark Marku, opinionist dhe petagog i fakultetit të gazetarisë.
Në pjesën e dytë u kalua në ceremonialin e z. Skendër Thaqi. Duke vlerësuar z. Thaqi, Meta tha se ai vlerësohet për punën dhe angazhimin e tij kushtuar arsimimit dhe kujdesit shëndetësor, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, përmirësimit të infrastrukturës, kryesisht në zonat rurale si dhe projekteve në ndihmë të grave.
Më tej. Z. Ilir Meta i dorëzoi z. Thaqi Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” me dedikimin si më poshtë:
“Për kontributin e dhënë për realizimin e një numri të konsiderueshëm projektesh për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe shëndetësor, si dhe ndihmesën ndaj shtresave në nevojë në zona të ndryshme të Shqipërisë”.
Ndërsa Skënder Thaçi u shpreh shkurt në fjalën e tij falendëruese për Presidentin Ilir Meta për vlerësimin e lartë, ndërkohë që ka premtuar se gjithë jetën do të jem në shërbim të vendit tim me nder dhe krenari”.
Aleksandër Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

