Fran Laska ashtu i qetë dhe i urtë duket se asgjë nuk trazon. Në fakt Frani “trazon” shumë me vargjet e tij. Ka trazuar shumë këngëtarë e muzikantë me vargjet e tij. Vetëm pak kohë më parë ka “trazuar” aq shumë prej zonës së Fanit në Zllakuqan, por edhe nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova me këngën kushtuar mësuesit Ndrec Ndue Gjoka. Ndërsa këtë rradhë ka trazuar mbretëreshën “Teutë” që kishte zgjedhur një hapësirë në fshatin Malaj të bajrakut të Kthellës, për të ndërtuar një Kala, rrënojat e sëcilës ndodhen edhe sot në këtë fshat. Ndërsa ka ditur mësëmiri për të zgjedhur zërin dhe interpretimin melodioz të birit të asaj ane, i cili jeton prej shumë vitesh në Itali, por që kurrë nuk harron vendlindjen e tij, ku janë edhe rrënojat e kalasë së mbretëressës Teuta. Ai është Fran Tushaj i Tenës, një këngëtar i apasionuar i këngës mirditase, për të cilin vetë autori i tekstit, poeti Fran Laska shprehet:
Fran Tusha na përshëndet me një këngë për Teutën Mbretëreshë.
Të dashur miq!. Po ju sajdis me këngën më të re kushtuar Mbretëresh Teutës. Sa herë më ka zgjuar Dielli, atje në Malaj, në dheun tim të bekuar, sytë e mi e kanë kundruar kalanë e saj që mijëra vjet mbanë emrin: Kalaja e Teutës.
Teuta si gruaja e parë tutore (kujdestare), njerka e Pinit, birit të rritur të Agronit (që e kishte me gruan e parë), u vu në krye të shtetit Ilir e të ushtrisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s. Teuta qe një personalitet i rëndësishëm i historisë Ilire. Sundoi vetëm për 3 vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj. Me vargjet e Poetit Fran Laska, me muzikën e Mark Gjokës(Mjeshtër i Madh) me vlagën e zërit të zemrës sime,i këndova Mbretëreshës time, kalasë së ngritur prej saj, gdhendur nga duart e arta të parardhësve tanë që, shkruan histori. Dëgjim të këndshëm!
Edhe unë si autor i kësaj kronike ju ftoj ta dëgjoni këtë perlë të muzikës mirditase ku spikat edhe koreografia e cila mbahet gjallë edhe në kohët moderne, falë angazhimit të shumë aktorëve.
A. Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

