Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Në sallën “Unesko” të Muzeut Historik, aktiviteti 30 vite gazetari të Gjergj Markut

Nga Pirusti News
1 048 Shikime
SHPERNDAJE

30 vite më parë, pikërisht në 14 shkurt të vitit 1988, Gjergj Marku ftohet për të qenë readaktori i parë i gazetës me emrin “Mirdita”. Sot pas 30 vitesh shumë aktorë, lexues, miq e bashkëpunëtorë janë mbledhur në sallën “Balsha” në Muzeun Historik Kombëtar, për të bërë një bilanc të saj gazetarie cila pati ndryshime drastike në formë dhe përmbajtje. Nëse për 100 vite gazetaria, pra mënyra e prodhimit dhe paraqitjes të lexuesi nuk pati ndonjë ndryshim të madh, koha nga lindja e kësaj gazete e deri në ditët tona ka shënuar zhvillime të jashtëzakonshme. E para ishte kalimi i saj nga një organ i një kohe me kontroll të fortë, në një gazetë e cila do ti duhej të mbijetonte në tregun mediatik, në kushtet kur tregu diktonte rregulla të tjera. Ndërsa më e rëndësishmja lidhet me faktin se gazetaria tradicionale, pra ajo e printit vetëm pak kohë më vonë u eklipsua totalisht nga ajo online.

Pikërisht sot në Tiranë u bë një analizë e tillë mediatike në 30 vitet e gazetarisë së z. Gjergj Marku. Të pranishmëm ishin qindra qytetarë, intelektualë nga fusha të ndryshme, shumë bashkpunëtorë të Gjergj Markut, duke filluar nga ai më i hershmi Pal Mhilli, por edhe gazetarë të tjerë si Qemal Sakajeva, Aleksandër Çipa, Bardhok Pulaj e shumë të tjerë. Fillimisht ka folur gazetari Qemal Sakajeva i cili ka bërë një panaormë të gjatë të profilit gazetaresk të Gjergj Markut që në fillimet e tij. Ai ka evidentuar faktin se Gjergji arrinte të kapte modelin e lajmit, mënyrën e të shkruarit e cila shkonte natyrshëm të lexuesi. Më tej mësuesi i lëtërsisë z. Bardhok Pulaj ka folur për faktin se me Gjergjin kishte një udhëtim të gjatë që në fazat e shkollimit, por edhe mësimdhënies për tu ribashkuar përsëri në fushën e botimeve dhe Kulturës.

Aleksandër Çipa kryetari unionit të gazetarve shqiptarë ka vlerësuar punën ndër vite të Gjergj Markut në mediat qendrore si dhe në atë vizive. Ndërsa Agim Piacaku tha se është fatlum fakti,që në vitin e Gjergjit të Madh, na mbledh në këtë sallë që mban emrin kuptimplotë të UNESKO-S një Gjergj i Mirditës. Mirdita nuk shquhet vetëm per trimërinë e djemve të saj e cila nëpër shekuj është shndërruar në një legjendë, por tej këtyre, Zoti ia ka dhuruar asaj dy stoli të paçmueshme, si Zgjuarësinë natyrale dhe urtësinë, por dhe etjen e pashuar e të përjetëshme për kulturë dhe dije. Një panoramë më të zgjeruar ka bërë Nikoll Loka duke u ndalur në mënyrë të detajuar mbi evoluimin e gazetarisë ndër vite. Gjithasht Aleksandër Ndoja ka folur mbi gazetarinë online dhe përshtatjen e  Gjergj Markut me këtë lloj të ri gazetarie. Ai ka theksuar se kjo sfidë e re nuk e ka stepur gazetarinë e Gjergj Markut, i cili me plot pasion, mund e luftë nervash, falë përvojës së gjatë e cilësore i ka përcjellë opinionit një gazetari të paqtë, larg tensioneve dhe politikës, gazetari për të cilin kemi nevojë të gjithë ne. Mjafon të qëmtosh profilin e tij në rrjetet sociale për të kuptuar se gazetaria nuk është vetëm ajo e programuar nga tutorët mediatikë para se të hyjnë në studio, siç ndodh rëndomë edhe në televizionet më prestigjioze, por një gazetari informuese dhe formuese, gazetari e cila vlerësohet pambarimisht nga ndjekesit e saj brenda dhe jashtë vendit, e cila vlerësohet jo vetëm për mënyrën e të shkruajturit, por mbi të gjitha për sjelljen e realitetit cilidoqoftë ai, më afër njerëzve të cilët mund të jenë shumë larg.

Në këtë veprimtari kanë përshëndetur Rafaela Rica, ing. Dod Pjetraj, Pal Mëhilli dhe shumë të tjerë, ndërsa këngëtarë dhe valltarë të ansamblit “Mirdita” Mjeshtër i Madh i kanë dhënë një kolorit festiv këtij evenimenti kulturor në Tiranë.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest