Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Katedralja e Rrëshenit, feston për Krishtlindje

Nga Pirusti News
742 Shikime
SHPERNDAJE

Ditët festive të fundvitit dhe veçanërisht festa e Krishtlidjeve, përveç celebrimeve dhe meshave të drejtuara nga Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit Imzot Gjergj Meta, kanë përcjellë edhe aktivitete të ndryshme festive. Ndër to më i rëndësishmi ishte koncerti festiv i Krishtlindjeve, me artistë nga Koret e Dioqezave të Tiranës, Lezhës dhe Rrëshenit.

 

Koncertin e përshëndeti Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit Imzot Gjergj Meta, i cili duke uruar të pranishmit për festat, ka falenderuar të gjithë instrumentistët e ardhur nga Tirana dhe Lezha, dhe në veçanti ka falenderuar dirigjentin e këtij koncerti festiv.

Në këtë koncert janë luajtur dhe kënduar pjesë të njohura që përkojnë me festën e Krishlidjeve, të interpretuara në gjuhët shqip, anglisht dhe latinisht.

Të pranishmit kanë mirpritur dhe duartrokitur artistët me shpresën e rikthimit të tyre në festat e ardhshme.

Xhovalin Z. Kaçorri  

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest