Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nga Mirdita, mirnjohje dhe një buqetë lulesh për Jusuf Gërvallën

Drejt kullës“Gërvalla” në Dubovik, vetëm 9 km nga Peja

Nga Pirusti News
94 822 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Duboviku-Pejë/ Aleksandër Ndoja

-Ishte shuar një zë i veçantë që kombeve u vijnë rrallë here, dhe vetëm në kthesa të rëndësishme historike. Jusuf Gervalla, ky margaritar i pavdekshëm i Kosovës, emri i te cilit mbante pezull zemrat dhe mendjet edhe të kësaj ane, gjithmonë rezaton me dritën e Tij të pashuar-

Ka qënë data 17 janar e vitit 1982, kur mediumet e sido të kufizuara të kohës çanë hapësirat mbarëkombëtare me zërin “britmë” për vrasjen e trefishtë, me objektiv parësor, njeriun më të veçantë që Zoti i kishte rezervuar një kombi si mburojë dhe motiv drejt lirisë, nga zgjedha me e rëndë dhe e shëmtuar në zemër të ballkanit. Plumbat e një bande shqipfolësish në gjakun e të cilëve ishte injektuar virusi i zi serbo-sllav, kishin shuar jetën e Isuf Gërvallës, poetit, prozatorit dhe dramaturgut, atdhetarit të shquar, babait të tre fëmijëve minorenë, bashkëshortit model, njeriut të dashur, zemër mirë dhe gojëmbël, por dhe Bardhoshit vëllait të tij.

Ishte shuar një zë i veçantë që kombeve u vijnë rrallë here, dhe vetëm në kthesa të rëndësishme historike. Jusuf Gervalla, ky margaritar i pavdekshëm i Kosovës, emri i te cilit mbante pezull zemrat dhe mendjet edhe të kësaj ane, gjithmonë rezaton me dritën e Tij të pashuar. Mjeshter i pendës, i fjalës, i vargut, i tingullit të embël te kitarës, por dhe aktivist i shquar i çështjes kombetare shqiptare, bën krenar çdo shqiptar, aq me tepër ata që kanë mundësi t’ja vizitojne “kullën” vend i shenjtë që e lindi ate NJERI, që rralle i lindin kombit.

E në këtë këndvështrim, çdo shqiptar është i vonuar për të vizituar atë oaz të lirisë, atë kullë të shenjtë që mbart vlera të pa tjetërsueshme, që mbart dhimbjen e një kombi që vuajti mizorinë më të shëmtuar, në zemër të Europës.

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare, ndër të tjera shkruan: Biseduam gjatë atë ditë midis rrumujës së panairit në mbarim të vitit 1981, në Frankfurt të Gjermanisë. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gërvalla kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave e të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pa shprehura plotësisht. Pak më vonë në natën e errët të 17 janarit 1982, ai bashkë me vëllanë u vranë në Untergrupenbah  afër Shtutgardit nga plumbat e armiqve të kombit shqiptar. Vrasja e Jusuf Gërvallës ndërpreu veç të tjerash, një nga krijimtaritë origjinale e me kolorit të letrave shqiptare.

Drejt kullësGërvalla në Dubovik, vetëm 9 km nga Peja.

Më herët drejtuesit e SHKA-Mirdita, në misionin e saj fisnik dhe të pa lodhur për të dhënë kontribut në identifikimin dhe përbashkimin e vlerave kombëtare, kishim planifikuar një vizitë në këtë kullë patriotësh të shquar. Trokitja e parë është në derën gjithmonë të hapur të Dodë Ndrecës, në hyrje të qytetit të Klinës. Doda natyrisht i njohur ne qarqet intelektuale të Kosovë edhe si përkthyes i denjë i ndërkombetarëve gjatë luftës, madje edhe i të mirnjohurit të masakrës së Reçakut, William Walker, nuk të lejon të vijosh më tej pa kafenë mikpritëse dhe rakinë e vendit. Më tej Dodë Ndrecaj i bashkohet delegacionit në udhëtimin tonë drejt  Pejës, si pikëtakim primar me drejtuesit të Kulturës dhe artit në Komunën e Pejës.

Eshtë drejtori Qendrës Kulturore Peja, z. Januz Hajzeraj i shoqëruar nga poetja tashme e njohur e Kosovës, Qëndresa Sadria njëherit dhe organizatore e vizitës tonë pranë këtij memoriali, që na urojnë mirëseardhjen. Pas përshëndetjeve të rastit, rruga merr drejt fshatit Dubovik, fshat i pasur me tokë pjellore, ku spikasin ndërtime të reja dhe cilësore. Diku në një kthesë shfaqet dhe kompleksi i vëllezërve “Gërvalla” ndërtuar me kujdes pas çlirimit të vendit, pasi okupatori serb në urrejtjen vijuese që nga vrasja e dy vëllezërve, e pati rrafshuar totalisht.

Në hyrje të kompleksit na pret dhe na uron mirseardhjen një i afërm i familjes, i cili banon aty dhe kujdeset për ambientin. Fllimisht udhërrëfyesi na çon në ndërtesën e parë ku ka banuar familja dhe ku është rritur dhe formuar Jusufi. Në dhomën e parë janë dy portrete të Jusufit dhe Bardhosh Gërvallës. Janë të punuar me laps, pozicionuar në dy kënde të dhomës, si për tu uruar mirëseardhjeve vizitorëve të shumtë. Në një dhomë tjetër ora ka ngecuar në vend.

 Suzana bashkshortja dhe Donika Gervalla, e bija e Jusufit janë kujdesur në çdo detaj. Aty është pianoja e cila i ka mbijetuar tallazeve dhe viteve, është tavolina e punës në të cilën shkruante dhe punontë pa fund veprën e tij të tashmë botuar në vëllime të shumta. Muret janë të mbushura më fotografi te shumta, ndërsa kati i parë i banesës është përshtatur për  aktivitete kulturore, siç ishte pak më parë takimi i poetëve të zonës.

Ndërsa në kullën tjetër pranë mund të shikosh çaste nga jeta dhe veprimtaria e vëllezërve Gërvalla. Në një stendë të gjatë, e izoluar në xham është vendosur gjithçka që kishte të bënte me Jusufin. Aty ishte ora e dorës, filaxhani i kafesë që përdorte, blloqe të shumta me shënime ditore, ku spikaste një kaligrafi e veçantë dhe shumë estetike. Janë rrobat bazë të garderobës së përditshme, ndërsa në një dhomë te veçuar janë dy palltot e vëllezërve Gërvalla. Mbi to janë plumbat e shumtë, madje dhe gjaku duket qartë si nje dëshmi dhe akuzë brez pas brezi ndaj atentatorëve të asaj nate të çmendur të Frankfurtit.

Nga Mirdita, një pikturë e Jusufit për muzeun dhe një buqetë lule te varri i heroit.

Prej disa ditës piktori Pjetër Marku kishte realizuar një punim në pikturë referuar portretit të Jusuf Gërvallës. Prej ditës së djeshme ajo pikturë do të jetë në ballin e oxhakut të kullës Gërvalla, si një dëshmi mirnjohje mirditase për heronjtë e kombit, ndër ta dhe Jusuf Gërvalla. Piktura u vlerësua nga të pranishmit si një dhuratë e çmuar dhe mjaft cilësore. Ndërkohë një buçetë e madhe me lule të freskëta, realizuar nga shoqëria “Vllaznimi” në Mirditë u vendos pranë memorialit ku prehen eshtrat e e heronjve Gërvalla.

Heroi Jusuf Gërvalla gjate interpretimit te nje kënge..

 

14.tetor.2017

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest