Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Drejt fshatit Marec në Gollak, ku kalaja e Artanës krenohet me 27 dëshmorët e lirisë së fshatit.

Nga Pirusti News
3 358 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Murat Ajvazi, Prishtinë.

Në 20 vite afërsisht, nga ajo ditë kur u nisëm në mërgim nga represioni serb, më ka rastisur të kthejem shumë shpesh në vendlindje. Është malli për njerëzit, për njerëzit e afërm, është malli për malet e fushat, për rruget ku u rritëm e u rrëzuam pafund, është malli për vitet e rinisë, për çdo gjë që na rrethonte e me të cilat ishim mësuar.

Dhe në kthimet e shpeshta gjithmonë kam qenë i nxitur për të vizituar çdo hapësirë të tokës mbarëshqiptare, e sidomos asaj toke të ndaluar prej më shumë se 100 viteve, Shqipërisë tonë. Këtë rradhë vendosa t’i drejtohesha fshatit Marec, në malësinë e Gollakut, jo më shumë se 30 kilometra nga Prishtina.

Në fakt Mareci është fshati me i madh ne territorin e Republikes se Kosoves i cili ndodhet  në lindje të Prishtinës, këtë rradhë i mbuluar nga bora e shumtë. Teksa i drejtohesh këtij fshati, në mendje të vijnë herë pas here dy elemetë që këtë fshat të vogël e bëjnë të njohur dhe krenar. Është beteja e Marecit dhe Kështjella e Artanës. Janë dy elementë që lidhin epokat e lavdishme mes tyre. Kalaja i mbrojti nga pushtuesit Osmanë, ndërsa beteja e Marecit e njohur edhe si fakt historik, shënoi një epope të lavdishme të kësaj lufte që zgjati 5 ditë të prillit 1999, e ku u vranë  27 luftëtarë të lirisë, por pushtuesi serb nuk i kurseu edhe 16 te tjerë nga popullata civile.

Sidoqoftë mendimet zëvendësojnë njëritjetrin duke cekur se çdo metër e hapësirës sonë kombëtare ka histori, ka kala e fortesa, ka dëshmorë e heronj e kjo zonë e bukur ka trupa të FSK-së, tashmë ushtri e Kosovës që garanton çdo hapësirë edhe si amanet i brezave që dhanë jetën, përfshirë edhe 27 dëshmorët e Marecit të cilët pushojnë të qetë në një kodrinë të bukur, mbi krye të cilëve qëndron kryelartë kalaja e Artanës me flamurin kuq e zi, por dhe simbolin e UÇK-së.

Drejt Marecit, në një ditë bore.

Janë 30 kilometra qe na ndajnë nga Prishtina. Sëbashku me të afërm të mij të tjerë nisemi drejt këti fshati, për të trokitur në konakun ku lindi nana ime, në shtëpinë e dajës Ibrahim Vitia. Rruga edhe pse ka dëborë duket se nuk zgjat shumë. Fshati Marec i cili është ndër fshatrat më të mëdha përsa i përket hapësirës territorjale, është i mbuluar me borë. Kodrat e lehta të cilat e përbëjnë këtë fshat kanë marrë pamje mahnitëse, ndërsa brenda tyre fshihen pasuri me plumb, argjent, zink, ari etj, por edhe por edhe gjurmë të lashta mistike e historike. Gjithmonë i kam parë ato kodra jeshile, plot gjelbërim por këtë rradhë bora i kishte dhënë një nur të papërsëritshëm. Kishim një dëshirë të madhe për të udhëtuar, për të shijuar sa më gjatë, por shpejt na shfaqen banesat e para të Marecit. Të vjen keq se shumë janë boshatisur. Dukur ky fshat kishte rini, kishte popullatë të shumtë, sot është paksuar. Një pjesë jo e vogël e banorëve janë larguar në Prishtinë, në vende të ndryshme europiane, deri në Amerikë. Por kjo nuk e zbeh aq shumë Marecin. Aty përsëri ka njerëz, banorë krenarë dhe mikpritës.

Në banesën e Ibrahim Vitisë.

Është një banesë e thjeshtë ku gjithmonë, që kur jam bërë të ruaj kujtesë, kam ndjerë atmosferën e ngrohtë që përcjell kjo derë. Taksa shkon në oborr nuk ke se si të mos kujtosh ata që na lanë në atë luftë të shenjtë dhe epokale. Është djali i Ibrahimit, Demir Vitija dhe xhaxhai i Tij, vëllai i Ibrahimit, Tahir Vitija. Nderim dhe respekt por edhe mirënjohje edhe për dy dëshmorët e kësaj dere, por edhe për të gjithë dëshmorët e Marecit.

Në derë na pret Ibrahimi i zoti i shtëpinë, edhe pse ne jemi të shoqëruar nga Faik Vitia, daja tjetër që ka ardhë nga Amerika. Nuk duhet shumë për tu ambientuar me atë banesë, me rininë tonë me kohën që kishim kaluar. Çdo gjë e vendosur me kujdes, rregull e pastërti, por edhe traditë të hershme. Pasi rehatohemi, biseda nis vetiu për Marecin, për jetën në këtë fshat, për fermen e gjedhëve që mbarështrojnë familja Vitija. Ndërsa kthehemi në kohë me ushqimet tradicionale, ku dallon mishi i pulës me miell misri një ushqim tradicional i kësaj treve, flija, mishi me fasul, vera e kuqe, dhe shumë perime të tjera. Nisemi në kthim nga Mareci pasi kemi konsumuar një drekë tradicionale, shumë më emocionuese se sa në lokalet elitë të Europës apo Amerikës. Se në atë fli apo pulë me misër është kujtesa jonë, janë të parët tanë, është historia jonë krenare.

Marec, Malësia e Gollakut, 15 janar 2019.      

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest