Dihet historikisht historia e madhe dhe e lavdishme e Markagjonëve, Kapedanëve të Mirditës. Historia e tyre është historia e qëndresës kombëtare, e vlerave të lirisë, kombit dhe Krishtërimit. Më i shquari i tyre ka mbetur Lleshi i Zi!
Ai ishte faktor përcaktues për fatet e pashallëkut të Shkodrës, Greqisë e pavarësisë së saj. Ai ishte kapedan i Mirditës, kapedan i burrave trima dhe i diellit si simbol i jetës. Mirdita është simbol i dritës, i Zotit dhe parajsës. Mirditë do të thotë ditë e mirë, ditë me diell dhe pritje e miqve që t’i sjellë Zoti. Asnjë krahinë në botë nuk është pagëzuar me këtë emër si Mirdita. Mirdita me një pakt të heshtur e hyjnor dëshiron që miqtw dhe “armiqtw” t’i presë në kullat e saj në pikë të mesditës e të diellit, në mënyrë që Zoti e drita të jenë dëshmitarë të mikpritjes, bujarisë e fisnikërisë së saj. Mirditorët, rastësisht, fisnikërisht e trimërisht kanë rezistuar nëpër shekuj betejash e qëndresa homerike, e sot janë shqiptar 24 karatësh e katolikë njëherësh.
Patriotët e mi!
Ka dymijë vite që ecim në kalvarin e kombit me kryqin e mundimeve mbi shpinë. Ka ardhur koha që shqiptarët e çdo besimi, bindjeje politike, feje e krahine t’a mbajnë mbi supe këtë kryq të rëndë vuajtjesh, mëkatesh e shpresash të kombit për të mos ia lënë Mirditës, kolonës vertebrale të kombit të gjithë peshën e historisë, të së kaluarës dhe të së ardhmes tonë të përbashkët.
Mirdita ime!
Nuk do të jeshë kurrë vetëm! Me ty është flamuri i kombit, trojet shqiptare, liria dhe dinjiteti i shqiptarve. Ti ke bekimin e Zotit. Të falem Mirdita ime. Zoti të bekoftë në përjetësi.
Agim Picaku

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

