Shkolla “Loyola” në Prizren, ka filluar regjistrimin për nxënësit në klasat 1,6 dhe 10.
Regjistrimi për shkollën fillore bëhet duke u paraqitur personalisht në zyren e administratës në shkollën fillore. Për gjimnaz, mund të regjistroheni duke ardhur personalisht në zyrën e administratës në gjimnaz ose duke plotësuar aplikacionin e regjistrimit online në webfaqen tonë.
Për klasat 6 dhe 10 aplikantët i nënshtrohen provimit pranues në gjuhën amtare, matematikë dhe gjuhën angleze.
Ne ofrojmë mësim përgatitor për klasat 6 dhe 10, të shtunave gjatë muajve prill
dhe maj. Jemi një organizatë jofitimprurëse, megjithatë nëse vërtetohet që familja nuk është në gjendje të paguajë shkollimin, atëherë ofrojmë përkrahje sociale financiare.
Shkolla ‘Loyola’ ndodhet në zemrën e qytetit të lashtë të Prizrenit, ndërsa shkolla e mesme e ulët dhe e lartë si dhe konviktet ndodhen në një fqinjësi të qetë në periferi të Prizrenit.
Ndërtesat tona ofrojnë një mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm. Rezultatet e larta akademike tregojnë qartë si motivimin e nxënësve, ashtu edhe kualifikimet e arsimtarëve. Në shkollën fillore nxënësit mësojnë gjuhën angleze që nga klasa e parë. Në klasën e tretë i shtohet gjermanishtja si gjuhë e dytë e huaj. Ne, gjithashtu, mësojmë dhe bëjmë shumë muzikë.
Ofrojmë kujdes passhkollor me një konvikt të ngrohtë, mbikëqyrje të detyrave të shtëpisë dhe kohë argëtimi deri në orën 4 pasdite. Në gjimnaz vazhdojmë të mësojmë anglisht dhe gjermanisht, por nxënësve u shtohet edhe gjuha latine, si gjuhë e tretë e huaj. Më vonë nxënësit mësojnë edhe ekonomi dhe etikë.
Programet ndërkombëtare: Shkëmbim i nxënësve me shkolla gjermane, përgatitje për TOEFL dhe ECDL, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme shkollore dhe jashtëshkollore janë pjesë e programit tonë. Laboratorët modernë për shkenca dhe teknologji informative mundësojnë metoda bashkëkohore në mësimdhënie.
Objekte të mëdha sportive të brendshme dhe të jashtme mbështesin orët mësimore dhe aktivitetet gjatë kohës së lirë. Shkolla jonë e muzikës stimulon hobi kreativ.
Parlamenti i nxënësve ndihmon në krijimin e përgjegjësisë dhe përvojave demokratike.
Jeta në konvikt, jo vetëm që është e dobishme, sa i përket mësimnxënies, por gjithashtu ndihmon në përmirësimin e aftësive sociale, bashkëpunim dhe pavarësi. Çdo fundjavë konviktorët janë të lirë për të shkuar në shtëpi.
Kontakti për më shumë informata: +377 (0)44 434 087 – [email protected] – www.alg-prizren.com
Loyola-Gymnasium – Administrata – Rr. e Tranzitit, Petrovë – 20000 Prizren
Me shume:
“Loyola – Gymnasium”, gjimnazi elitar gjerman në Prizren, ku rruga drejt suksesit është e sigurtë

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

