Pas aktit te monstrave te Kavajes ndaj minorenes, njerezit, perfshire mua, u revoltuam. Dhe si gjithmone gishtin e drejtuam nga shteti.
Nderkohe paska qene e kunderta. E vetmja qe ka bere detyren ka qene policia e cila ka marre denoncimin dhe ka kryer me korrektese procedurat duke ruajtur heshtjen e kerkuar nga viktima. Urojme qe media mos t’ia nxjerre emrin.
E dyta qe e ka bere detyren ka qene shkolla. Sanitaria apo mesuesja, pak rendesi ka, jane ata qe e kapen abuzimin. Nuk mund te pretendosh me shume nga njerez qe keqpaguhen dhe kane klasa me nga 30-40 veta.
Nuk i falet nenes se viktimes qe nuk arrin te vendose komunikimin me femijen e saj.
Nuk i falet shoqerise e cila duhet te protestonte para shtepive te atyre 8 perverseve dhe sidomos prinderve te atyre 8 monstrave qe pa mbushur moshen njohin si te manipulojne, shfrytezojne madje te tregetojne nje qenie te pafajshme.
Nuk na falet ne gazetareve qe morrem flake si pushke pa gjilpere dhe ju sulem policise dhe shkolles, duke bere qe te biem pre e nje klisheje tashme te dale boje ku fajin gjithmone e ka shteti, por nuk drejtojme asnjehere gishtin nga vetja dhe te na punoje mendja para gojes.
Dhe nuk i falet Sali Berishes qe per te disaten here vazhdon dhe manipulon e pastaj perdor nje rast ku policia ka qene korrekte, vetem qe te munde te kaleroje zemerimin popullor qe ngjallin raste te tilla.
Ndersa Sander Lleshaj eshte personi tjeter qe duhet ti kerkohet falje. Mund te mos jete orator, por kete sulm qe i beme nuk na e kishte borxh.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

