Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Mirdita siguron vendin në finale për Kupën e Shqipërisë

Nga Pirusti News
875 Shikime

Ekipi mirditas i drejtuar nga Lindita Hoxha me një lojë spektakolare ka vulosur përfundimisht, pjesmarrjen e saj ne finale e Kupës së Shqipërisë, në volejboll për femra. Ndeshja e ditës së sotme është zhvilluar në “Tirana Olimpik Park”, ambienti i ri olimpik i sportit shqiptar, i ndërtuar në mjediset e ish-kompleksit sportiv Dinamo, në kryeqytet që mban emrin e një prej figurave më të mëdha të basketbollit shqiptar, “Feti Borova”.

Pas një ndeshje me epërsi të dukshme në çdo aksion nga Mirdita ka siguruar e para vendin e nderit dhe premtues drejt majave të këtij kampionati, duke u renditur ndër ekipet që do të pasojnë drejt  Kupës se Shqipërisë në volejboll për femra. Kjo u arrit sot pas fitores 3-0 arritur ndaj ekipit të Tiranës, në gjysmefinalen e zhvilluar ne sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”.

Rezultati sipas seteve:

Mirdita – Tirana, 3-0 (25-20, 25-19, 25-12)

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest