Nga Aleksandër NDOJA
Që shqiptarët e ndër ta mirditasit kanë lëvizur ndër vende të tjera shekuj pas shekujsh, kjo është e ditur. Janë shumë shqiptarë që e ruajnë identitetin si në Kalabri, miliona në Turqi, Siri etj, që kanë vështirësi me identitetin e tyre, por edhe në SHBA, Australi e pothuaj në çdo kontinent.
Natyrisht shqiptarët kanë shkuar larg, por edhe afër. Këtë rradhë na vjen në ndihmë gazeta Albania e vitit 1902, e cila i ka mbijetuar prej 124 vitesh kohës në një arkivë. Gazeta më numër 6 në vitin e gjashtë-të botimit i përket muajit korrik të vitit 1902. Ajo çfar tërheq vëmendjen në artikujt e botuar, lidhet me faktin se si shtatë shpija kishin mbërritur në Zarë, Kroaci, në vitin 1726.
Artikulli është shkruar prej prof. Tullio Erber, në rubrikën “faqe historie” dhe titullohet “Shcyptart e Borgo – Erizzos. Por nga kërkimi me emërtimin “Borgo – Erizzo” autori nënkupton arbneshët, pra shqiptarët e Arbënisë.
Artikulli flet për shtatë shpija shqiptarësh të ardhur në vjetin e 1726 në Dalamaci, dhe janë vendos në Zarë, po në atë vjetë. Artikulli i gazetës me autor prof. Erbet, citon emrat e të mbërriturve në Zemunik, si më poshtë:
Ghon Ghoka, vete i dheti Gjon Gjoka (shen. Im)
Gjech Nnreu, vete i shtati Gjergj Ndreu
Pjeter Marku, vete i pesti Pjeter Marku
Ghon Vuka, vete i pesti Gjon Vuka
Ghon Prechi, vete i tremdheti Gjon Preci
Nikolle Ghoni, vete i katermdheti Nikolle Gjoni
E ndërsa profesori gazetar, Tullio Erber përcjell emrat që siç thuhet i pëkasin Shkodrës me rrethina, por në dukje të parë referuar emrave, në ato “rrethinat” mund të jetë dhe Mirdita, vijon me faktin se në vitin 1902 kur është shkruajtur artikulli, thotë se: “Sot jane nimen 35 shpiia shcyptare ne Zemunik, por të shkumit e tyne ne Zemunik do keete noollun maa vone, athere kur disa shpiia sheyptare u bajtne prej Borgo Erizzos e shkeune me u ngule në Zemunik afer tokve te veta”.
E ndërsa ato shqiptarë kanë lëvizur për një jetë më të mirë, autori i shkrimit përcjell faktin se si ishin pritur këta emigrantë të hershëm. Në shkrim gjen faktin se si i pari i vendit ku ata kanë mbërritën në Dalmaci, u ka siguruar mundësinë e jetesës duke i pajisur me tokë dhe me disa të drejta që kishin edhe vendasit.
Në 30 nëntor, sapo arbneshët kanë mbërritë në Dalmaci, është urdhëruar i pari e vendit të shkojë në çdo familje për tu dhënë nga një ditë arë për krye, për me mbjellë drithë. Por një vit më vonë në vitin 1828 të zotët e këtyre shpijave i ishin lutur të parit të vendit për të mbjellë përveç drithit, edhe bimën e melit. Kjo bëri që i pari i vendit ti pajise ata më “tri ditë arë” për kokë, pra ta trefishonte tokën në dispozicion të të ardhurve.
Në artikull flitet më tej edhe për leje dhe mbështetje “për të pre dru” dhe përmirësue jetën e tyre. Nga pushteti i vendasve ju kërkua të ardhurve të njihnin si të parë kapedanin e Borgio Erizzos pasi sipas tyre, kjo do ti mbante shqiptarët e mbërritur aty, të bashkuar me njëri-tjetrin.
Inxhinieri Camozzini kishte ndrequr shpijat e shqiptarëve në Zemunik dhe në vizitën më vonë i kishte dhënë me dekret tokat e shqiptarëve, siç e patën kërkuar vetë shqiptarët.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

