Nëse Shekspiri do kishte lindur më vonë, padyshim tragjeditë e tij do ishin fokusuar në Mejë të Gjakovës. Kam qënë në atë vend, pra në Mejë ku njeriu edhe më i pandjeshëm pëson një metamorfozë të çuditshme. Nuk mund të ndodhë në asnjë vend të rruzullit një tragjedi e tillë ku brënda 24 orëve të shuhen 377 burra, gra e fëmijë që ditëlindjet i kanë të ndryshme duke filluar nga fëmijë 10 vjeçarë, por ditën e kalimit të amshim e kanë të njëjtë. Është një datë e vetme, data apo dita e zezë 27 prill 1999….
E ndërsa në Mejë piktakon tragjedinë, asnjëherë nuk mund të thuash atë çfar ka ndodhur. Janë tragjedi pa fund, pa fund aq sa vetë Shekspiri do ishte i pafuqishëm për të prodhuar një nga tragjeditë e tij për të përmbledhur këtë masakër.
E nëse masakara ka një datë apo një ditë siç është dita më e zezë e historisë sonë, data 27 prill, tragjedia vazhdon, vazhdon të paktën deri atë ditë kur banditët serbë, urdhërues të masakrës dhe ekzekutues të saj të shkojnë para gjyqit, ose të mos jenë frymorë të kësaj toke. Ndërsa për turpin e dhe çudinë e drejtësisë europiane banditi që organizoi dhe urdhëroi masakrën e Mejës së Gjakovës ka emër dhe mbiemër është edhe deputet i parlamenti serb.
Ai quhet Momir Stojanoviq i cili është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për vrasjen e 38 fëmijëve dhe 339 burrave dhe grave me mosha nga më të ndryshme. E ndërsa kryebanditi serb “ligjëron” në parlamentin e krimit të Beogradit, hija e rëndë e tragjedisë edhe sot pas 20 vitesh endet në 17 fshatrat e Gjakovës, që përfshijnë Rekën e Keqe dhe dhe Lugun e Carragojës.
Po cila është njëra prej 377 masakrave të Mejës, për të cilën Shekspiri mund të shkruante tragjedinë më të pashembullt në historinë e ndodhur në zemër të Europës..??!!
Eduart Frrokaj është një zë i pashur dhe i palodhur në Gjakovë i cili orë e minutë flet dhe përcjell fakte dhe prova të një masakre në Mejë, por edhe shumë të tjerave në Kosovë. Këtë rradhë vjen me një baladë për nënë Pashken, nënën e dy heronjve vëllezër Gjevalin e Ded Markaj. Në pamje të parë janë dy dëshmorë dhe të tillë ka shumë në Kosovë, por balada shkn përtej tragjikes, kur nëna e tyre Pashke Markaj për katër vite me rradhë jeton me shpresën se një ditë Gjevalin dhe Milani do të ktheheshin nga burgjet e Serbisë në Gjakovën e tyre të dashur. Por edhe pret e shpreson, betohet se nëse djemtë i janë vrarë Ajo nuk do kishte jetë nga moment që ta mësonte tragjedinë.
E ndërsa me 24 maj 2003 trupat e Gjovalinit dhe Milanit ishin kthyer dhe po rivaroseshin me nnje ceremoni madhështore, shuhet edhe fija e fundit e shpresës për nënë Pashken, se ata mund të kthehen të gjallë.
Sa shumë kishte zënë rrënjë në mendjen e nënë Pashkës sakrifica dhe vëtëflijimi i Oso Kukës të Lahuta e Malcisë të cilën nëna Pashke e dinte përmendësh, nuk janë të panjohura për popullin tonë”.
Për të mësuar më shumë mbi këtë tragjedi, le të ndjekim baladën e shkruar nga Eduart Frrokaj.
(Baladë per nanën Pashke Marku e cila tri ditë pasi ia sollën djemtë e vrarë në Meje nga Batajnica u dogj me benzinë në kujtim të tyre )
Kur u ndaluan Gjovalin dhe Milan Marku në fushë të Mejes nana u lutë dy herë zotit dhe kombit
Çka i kanë ba kujt në këtë natë barbare djemtë e mi ,tha
Nanës së Anton Lleshit vrasësit i thanë se po nuk lëvizën do ti vrasin djemtë para syve të tyne
Nanat i panë djemtë të shtrirë në fushë me bajoneta barbarësh mbi krye për herë të fundit
Ai momenti për të fundit herë
Më pas ra heshtja dhe u dëgjuan batare të gjata
Djemtë i vranë me plumba në krye
nanat e dëgjuan kujen larg
Vonë napër natë mbërrine atje në Zadrime ku ka kënduar Fishta
Djemtë e Malsisë vra e coptue të nesermen i nisën për në Batajnicë
Vrasësit nuk kishin lexuar libra por kështu e kishin parashikuar tragjeditë e vjetra
Në varre të katundit qyqja këndonte për fatet e nuseve dhe kthimin e djemëve të Malsisë
Një ditë të bukur maji u kthyen ata me eshtra të bëra copë e grimë me e ruajtë kufirin në Dukagjin
Mbase një zanë ka thanë atë ditë a e dini o Gjovalin e Milan Marku sa herë asht lutë nana për me u kthye
Nana tri ditë pas si në kryqëzim Krishti iku e u bë Rozafë me i muros kujtimet e atdheut
Tha ti bëjmë roje fisi Atdheut
Lahutën e Malsisë e dinte përmendësh
I mësoj edhe shenjat e barbarisë
Të tretën ditë në trupin e saj u vetëflijua profecia se nuk mund të jetoj vetëm me kujtime
Sot i bënë roje djemëve i bënë roje atdheut
Rrëfimi për një nanë dheut e atdheut nuk i mbaron kurrë.
Per me shume:..
https://pirustinews.com/?p=6131

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

