Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Mirdita” rrikthen futbollin në kategorinë e II-të. Mbi 1500 mirditas mbështetën ekipin në “Selman Stërmasi” në Tiranë

Nga Pirusti News
2 933 Shikime

Pas disa vitesh ‘pauzë” kur “Minatorin” në futboll e kujtonim disi më “nënqeshje” ndoshta eklipsuar nga loja e volejbollit, por edhe nga loja e dobët deri në mos ekzistencë, vjen një moment dhe kupton se një situatë nuk mund të shkonte gjatë.

Janë një grup të rinjsh nga Rrësheni dhe Rubiku, futboll-dashës dhe ambiciozë, që në mënyrë disi të heshur kanë punuar pafund që një ditë të marrin mbështetjen, duatrokitjet dhe brohoritjet frenetike të qindra sportashësve që sot udhëtuan nga  Rrësheni e Rubiku për të qenë unikë në mbështetje për ekipin, në stadiumin e futbollit “Selman Stërmaci” në Tiranë.

Padyshim ekipi i Mirditës me kapiten Besian Pepkolaj, dhe trainer Mark Kolën, në përbërje të cilit janë të rinjtë Aldi Pjetri, Elvis Lleshaj, Olsi Picaku, Taulant Gjoka, Gentjan Gjonaj, Armando Marku, Denis Përlesi, Armando Shtinja, Kristian Jaku, Gjergj Prendi, Emiljano Bozha, Marsel Marku, Rambo Lleshi, Ardit Përlala, Joni Enesi, Eldo Marku dhe Ariel Gjoni kanë meritën absolute që jo vetëm kthyen tifozerinë në shkallët e stadiumit, por mbi të gjitha e ngjitën ekipin e tyre në kategorinë e II-të, pikërisht aty ky ky ekip ka vendin e merituar, për të ecur më tej.

Ndeshjet që çuan në finalen e ditës së sotme kanë qenë të shumta, me shumë lodhje e sakrificë, me shumë stërvitje e privime të tjera, por gjithësesi jashtë vemendjes së publikut. Gjithësesi ekipi erdhi në finale e prej ditës së sotme do të luajë në kategorinë e II-të.

Ndeshja: Minatori-Selenica  1 -1

Që në orët e para të ditës disa autobuzë me sportdashës, me bileta falas janë nisur nga Rrësheni për në Tiranë. Sportdashës të tjerë kanë zgjedhur mundësi të tjera udhëtimi me mjetet e tyre, apo me miqtë e tyre dhe në ora 13’00 plateja e “Selman Stërmacit” ka qenë e tejmbushur. Ndeshja e sotme ka nisur në mënyrë ceremoniale teksa për disa minuta valltaret e vogla të Mirditës kane performuar ne fushe. I gjithë aktiviteti i sotëm është mbështetur nga bisnesmeni me aktivitet në Tiranë, Kristian Boçi, ndërkohë që bashkia Mirditë ka qënë mbeshtetësja dhe sponsore gjatë gjithë sezonit të ndeshjeve, në kategorinë e III-të.

Ndeshja ka filluar në ora 13 dhe e gjithë pjesa e parë ka folur për Mirditën. I gjithë “teatri” i lojës është përqëndruar para portës së Selenicës. Ra në sy një lojë e shpejtë dhe e saktë e Pepkolaj, Pjetrit, Shtinjës, Jakut etj, por veçanërisht e portjerit Joni Enesi. Gjithësesi pjesa e parë u mbull me barazim 0-0.

Ndërsa pjesa e dytë sërish ka nisur me një epërsi për Mirditën. Disa kombinime dhe topi përfundon në rrjetën e Selenicës, pas një gjuajtje të fortë të Pepkolajt. Entuziasmi ishte i jashtëzakonshëm, madje festa në shkallët e stadiumit vijoi për disa minuta. Loja vijoi përsëri me sulme dhe kundërsulme. Kemi një riorganizim të lojtarëve të Selenicës të cilët shpeshherë në mënyrë të qëllimshme ndërhynin ashpër, duke shkaktuar dëmtime serioze të lojtarëve të Mirditës. Nuk vonoi shumë dhe Selenica arriti të shënojë golin e barazimit, një gol që ata i shpalli kampionë të kategorisë së III-të, pasi ata ishin një pikë përpara në renditje, ndërkohë që ky gol nuk ndikon në pozicionin e Mirditës, në kategorinë e II-të. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin e barababartë 1-1.

A. Ndoja   

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest