Shpejtësia është arma e tij më e fortë.
Statistikat flasin në favor të tij, teksa interesi sa vjen e rritet. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Albion Marku, i cili edhe pse në një moshë fare të re po mahnit skautët shqiptarë dhe jo vetëm. Kurorëzimi si kampion i Kategorisë Superiore U-19 me Shkëndijën e Tiranës ishte vetëm një pjesë e “tortës” së suksesit të tij.
Zgjedhja si “Futbollisti i Vitit” në elitën e futbollit të të rinjve ka rritur pikët e talentit mirditor në sytë e Europës. Shumë skuadra kanë nisur të mbajnë shënime për një talent të prespektivës. 15 golat e 26 asistet e tij kanë futur në garë klubet më të mëdha Europiane.
Lokomotiva e Zagrebit duket ajo më e interesuara. Skuadra kroate ka shtrirë tentakulat drejt Markut. Megjithatë, bindja e tij nuk do të jetë aspak e lehtë. Pasi skuadra si Partizani e Tirana nuk dëshirojnë ta lejojnë Markun që të largohet kaq shpejt nga Shqipëria.
Marku është pjesë edhe e kombëtares shqiptare të 20 vjeçarëve dhe veshja e fanellës së rëndë shihet si trampolina e duhur që Marku të “kap” një skuadër impresionuese.
Denis Filopati, Ora News.tv

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”