Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Domgjoni me një pasaportë të merituar” me autor z. Llesh Ndoj

Nga Pirusti News
1 594 Shikime
SHPERNDAJE

Prezantohet për lexuesit libri “Domgjoni” me autor z. Llesh Ndoj

Për vetë vlerat e veta historike, natyrore e intelektuale, për shkak të migrimeve, vajtje – ardhjeve me zona të Gjakovës, apo në të tjera zona të hapërsirës mbarëkombëtare, për shkak të gurrës së lashtë, malit të Munellës ku vegjëtojnë specie të rralla deri edhe te Rrëqebulli, por mbi të gjitha edhe si vendorigjinë e Homerit të vërtetë të Shqiptarëve, për Domgjonin është folur dhe shkruar shumë.

Në punën dhe aktivitetin si gazetar i zonës për mbi 20 vite, unë si autor i kësaj përcjellje mediatike mbi aktivitetin e një dite më parë në sallën “Shpataraku” në Muzeun Historit Kombëtar, në shumë raste kam shkruar për Domgjonin, per gurrën, lëvizjet e domgjonasve, Fishtën por edhe reportazhe mbi malin e Munellës. Por sido që është shkruar deri tani nga autorë të shumtë vendas apo dashamirës të Domgjonit, nuk kishim një pasaportë të vërtetë për këtë fshat, ndër më të rrallët në Shqipëri e më gjerë, për vetë arsyet që përcolla më lart.

Këtë rradhë të gjithë ata qe e kanë marrë në dorë këtë libër, kanë konstatuar  me kënaqësi se Domgjoni ka pasaportën e merituar, një botim mjaft cilësor me një emër të thjeshtë, “Domgjoni”.

Ëshë një përmbledhje e detajur mbi Domgjonin në të gjithë komponentët e tij, shkruar me mjaft kujdes e dashuri, nga një njohës i mirë i artit të shkruarit, artit të hulumtimeve historike, apo gojëdhënave, si Llesh Ndoj.

Për të bërë portretin e autorit Llesh NDOJ, nuk është aspak e vështirë pasi Lleshin e kemi parë shumë më herët të angazhur në jetën social-kulturore të Mirditës në përgjithësi, por edhe të Domgjonit në veçanti, si bir i këtij fshati.

Është autori i parathënies së këtij libri, z. Nikollë Loka i cili përcjell një portret sëpari të autorit Llesh Ndoj, por edhe të produktit të tij intelektual e historik, siç është botimi për Domgjonin.

Jo më kot Nikoll Loka thekson se Llesh Ndoj është njeri i ditur, me aftësi të dëshmuara në fushat e veta të dijes, dikur student me arritje të shkqëlqyera në mësime e pastaj kuadër me peshë në Mirditë, e tani në Lezhë.

Ajo çfar konstatohet lehtësisht teksa shfleton faqet e librit është se është një model për shumë autorë të cilët duan të marrin përsipër për të shkruar monografi qytetesh, fshatrash apo krahinash. Natyrisht mund të them se puna e autorit në rastin “Domgjoni” ka qenë disi më e lehtë për vetë vlerat dhe historinë e spikatur që ofron ky fshat, por edhe puna këmbëngulëse e autorit duket qartë.

Llesh Ndoj ka mundur të japë një kronologji shumë shekullore të këtij fshati. Ka informacione si i mbeti emri Domgjon, aty ka një “inventar” të detajuar njerëzor, emra të shquar që i kanë dhënë krenari jo vetëm Domgjonit, por edhe kombit.

Në libër çdo domgjonas gjen prejardhjen e tij, emrat e shquar të familjeve të tyre, mbi të gjitha këtu është historia e një fshati me emër të spikatur në hapësirën tonë mbarëkombëtare.

Natyrisht se ky libër duhet të jetë në tavolinën e çdo domgjonasi, pa përcaktuar vendndodhjen aktuale, në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoninë e Veriut.

Libri “Domgjoni” do të jetë një referencë krenarie për çdo domgjonas, por edhe një udhërrëfyes për nxënësit e shkollave që duan të shkruajnë për Domgjonin e Mirditën.

-C E R E M O N I A-

Ka nisur në ora 13 në sallën “Shpataraku” në Muzeun Historik Kombëtarë në Tiranë. Pjesmarrja dhe interesimi ka qenë mjaft i madh nga shumë domgjonas apo me origjinë domgjonase të ardhur edhe nga Klina, Gjakova, Prizreni e Prishtina. Të pranishëm ishin dhe shumë miq dhe shokë të autorit Llesh Ndoj, por edhe pjestarë të stafit të revistës “Mirdita” dhe të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” si organizatore e kësaj ceremonie promovuese.

Në fillim e ka marrë fjalën z. Pjetër Marku i cili ka drejtuar të gjithë aktivitetin, duke prezantuar dhe falenderuar pjesmarrësit. Një referencë më të detajuar për librin “Domgjoni” ka përcjellë intelektuali dhe njeri i letrave z. Vlash Prendi. Më tej e ka marrë fjalën shkrimtari nga Prishtina Hasan Hasani, një domgjonas me origjinë të hershme nga ky fshat. Nikollë Loka ka dhënë një pasqyrë të detajuar mbi Domgjonin, ndërkohë mësuesi Ali Hasani nga Kukësi i cili ka punuar për shumë vite në Domgjon ka përcjellë mjaft emocion mbi të vërtetat njerëzore e intelektuale, mbi të gjitha dhe bujarinë dhe mikpritjen e domgjonasve.

Kanë qenë edhe folës të tjerër si dr. Mark Nufi me origjinë nga Domgjoni, por që ka shërbyer si mjek për mbi 40 vite në Kukës, Isa Halili dhe shumë të tjerë të cilët kanë vlersuar punën e autorit, punë e cila do të përkthehet në më shumë njohuri për Domgjonin, këtë fshat në rrallë në hapësirën mbarëkombëtare. Në fund, autori Llesh Ndoj ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen si dhe për mbështetjen që i kanë dhënë për realizimin e kësaj vepre e cila tashme po udhëton kontineteve, kudo ku ka domgjonas.

Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest