Apo siç u njoh me ardhjen e osmanëve: Shpella e Kaurrit..!! (Publikuar nga faqja ne fb: “Puka ndër vite”)
Fjala “kaurr” rrjedh nga arabishtja, e do të thotë në shqip “anas”, “autokton”, “vendas” e nuk ka lidhje me term fetar.
Pra, për ardhacakët (osmanët) ne patjetër që ishim AUTOKTONË, ndryshe nga ata. Shpella ndodhet afër fshatit Lëvrushk, në malin e Kollatës. E formuar si shpellë karstike, në gëlqerorët e trias – jurasit, është e gjatë 250 metra, e gjerë dhe e lartë 3 metra, me kaonkrecione të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Levrushk.
Dikur e panjohur, Shpella e Kaurrit, një objekt ky me vlera të rralla, kohët e fundit ka ngjallur interesimin e shumë studiuesve. Mjeshtri i Sportit, alpinisti Përparim Laçi nga qyteti i Pukës, tregohet i zellshëm për të shoqëruar vullnetarisht shumë prej turistëve të huaj që mbërrijnë në viset e kësaj zone, për në shpellën që daton para lindjes së Krishtit.
Të huajt shtangen nga pamja që ofron ky vendstrehim shekullor, por edhe me bukuritë e rralla të natyrës që të shoqërojnë deri në vendin ku ndodhet shpella. Për të mbërritur tek Shpella e Kaurrit, duhet të udhëtosh fillimisht me makinë e më pas me varkat e banorëve të zonës, me të cilat i afrohesh vendit ku gjendet ajo, në buzë të Liqenit të Komanit.
Trajneri i ekipit alpinistik të Pukës (alpinist në ekipin kombëtar), Përparim Laçi, i cili ka prekur majën më të lartë të Himalajës, Everestin, thotë se Shpella e Kaurit daton që para lindjes së Krishtit dhe ka pasur si funksion mbrojtjen e malësorëve nga okupatori turk. Hordhitë turke detyronin shqiptarët që të ndryshonin fe. Që në hyrje të shpellës gjenden shumë gjurmë të krishterimit, ndërsa nuk mungojnë edhe disa prej almisçeve (vegla dhe enë prej guri të përdorura nga banorët e zonës). Alpinisti Laçi është shumë i apasionuar pas zbulimeve të tilla. Ai tregon se gjatë kësaj vere, ka shoqëruar me dhjetëra turistë që kanë vizituar Pukën.
Ajo që mahnit të huajt, është fakti se në këtë shpellë, shekuj më parë, banorët katolikë të zonës, familjarë të luftëtarëve në kohë lufte, strehoheshin në labirintet e saj për t’i shpëtuar ndërrimit të fesë së tyre nga pushtuesit turq.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

