Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Një kujtesë për Edit Luarasin(Mirdita), prezantuesen brilante të festivalit të 11-të më 1972

Nga Pirusti News
1 483 Shikime
SHPERNDAJE

Nga: Jakin MARENA

Kjo është Edit Luarasi (Mirdita), “ujë e sapun”, pa asnjë ndërhyrje estetike, e cila në vitin 1972, si një divë e vërtetë prezantoi festivalin e 11-të. Këndoi, aktroi, prezantoi dhe solli në skenën shqiptare, në kulmin e diktaturës komuniste, Sanremon.

Fustanet e Editit nuk binin në sy, pasi shqiptarët ishin të magjepsur përpara asaj krijese ëngjëllore dhe brilante, që “rezonon” dukshëm me të bërit “remont” nga koka te gishti i këmbës, të atyre që kërkojnë të na habisin me të bërit VIP ditët e sotme.
Eshtë e udhës të ftillojmë gjithkënd që ka harruar se Editi para 47 vitesh prezantoi një nga festivalet më tronditëse në Shqipëri, festivalin e 11-të. Dhe për këtë u shtyp nga “makineria” e diktaturës.

Nuk themi ta mbajnë të gjithë mend, por sëpaku të pyesë apo t’i drejtohet motorit të kërkimit “Google”.

Të paktën e vërteta të jetë një rikthim kujtese për të madhërishmen Edit!

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest