Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Akademia e Artit, Kulturës e Letrave “Mirdita” vizitë falenderuese në studion “Guri Madhi”

Nga Pirusti News
11 589 Shikime

Guri Madhi është një ndër piktorët e shquar shqiptarë me mbi 400 piktura të cilat janë të shpërndara që nga Shën Petersburgu në Rusi, në Muzeun Historik Kombëtar, por edhe në disa institucione kryesore të vendit. Por pjesa më e madhe ndodhet në studion e piktorit Guri Madhi, i cili nuk jeton që nga viti 1988. Ndonëse nuk jeton prej 32 vitesh studio është gjithnjë e hapur dhe prêt vizitor pambarimisht jo vetëm vendas, por edhe të huaj. Ajo mbahet e hapur dhe me kujdes të madh nga djali i piktorit të shquar, z. Pandi Madhi.

Pikërisht sot rreth orës 10 paradite një grup mirditasish, drejtues dhe mbështetës të Akademisë së Artit, Kulturës e letrave “Mirdita” ishin për vizitë në këtë studio. Në  përbërje të këtij grupi ishin Pjetër Marku, kryetari Akademisë, Aleksandër Ndoja sekretar i Përgjithshmë i kësaj Akademie, Gjeneralët mirditas Dedë Prenga e Tonin Marku, kolonel Mark Marku, intelektuali dhe mbështetës i vlerave kulturore Dodë Luli, si dhe historiani Nikollë Loka.

Ajo çfar të bën përshtypje në lagjen Allias ku jeton familja Madhi, ka të bëjë me faktin se ndërtesa është një pallat tipik i ndërtuar në vitin 1978. Është me tulla të bardha siç kanë qenë ndërtimet në atë kohë, ndërkohë si ai pallat me të njëjtën infrastrukturë, janë edhe pesë të tillë të ndërtuar në atë vit. Shteti i kohës kishte bërë përjashtim për katin më të sipërm. Nëse katet e tjera në çdo hyrje ka një familje, në katin më të sipërm e gjithë hapësira i përket Guri Madhit. Kjo është bërë më me vendim të posaçëm të kohës, që piktorëve tu jepej hapësira e nevojshme për të punuar në krijimtarinë e tyre. Ndërsa në pallatet përrreth me të njëjtën hapësirë janë trajtuar edhe piktorë të tjerë kohës si Zef Shoshi, Abdurrahim Buza, Sali Shijaku, Ksenofon Dilo, Kristaq Rama, Odhise Paskali, Shaban Hadëri etj.

Në studion e piktorit Guri Madhi.

Kati më i sipërm i pallatit ka një derë të vetme metalike. Në korridor të prêt Pandi i biri i piktorit të shquar i njohur më herët nga ana jonë në aktivitet e mëparshme të Akademisë “Mirdita”. Pasi shkëmbejmë përshëndetjet e rastit, falenderimi jonë shkon për Pandi Madhin i cili më herët i ka dhënë të drejtën Akademisë së Artit, Kulturës e Letrave “Mirdita” për të akorduar titullin e lartë “Guri Madhi” për piktorë cilësorë që botojnë në faqet e revistës “Mirdita”.

Më tej e gjithë biseda fokusohet mbi jetën dhe aktivitetin e piktorit të shquar Guri madhi, veprën e tij të artë në fondin e pikturës shqiptare. Eksponatet janë pafund dhe sejcila mbart një ngjarje, një histori një kujtim a rrëfim. Salla është mjaft e madhe, ndonëse është dëmtuar disi nga dy tërmetet e rënda, ai i shtatorit dhe nëntorit. Pandi thotë se asnjë nga tabllotë nuk u dëmtua, apo ra në tokë.

Pandi thotë se babai i tij Guri Madhi ka lindur në Korçë më 15 maj të vitit 1921. Që në fillim u shqua në vizatim, ndaj ndoqi vetëm për dy vite shkollën italiane po Korçë. Meqenëse kjo shkollë u mbyll u detyrua të fillonte punë në kinematë e qytetit. Me të mbaruar lufta Guri Madhi filloi si piktor në Pallatin e Kulturës në Korçë dhe pak më vonë si ndihmës skenograf në teatër. Kjo i dha mundësinë që të njihej e të punonte me piktorë të shquar të Korçës së kulturës, si Vanxhush Mio.

Guri madhi rast i rrallë. Pa mbaruar shkollën e mesme pranohet dhe vlerësohet në Shën Petersburg.

Pandi Madhi thotë se babai i tij shënon një rast unikal. Siç thamë më lart, Guri Madhi kishte ndërprerë shkollimin e mesëm në vitin e dytë, pasi shkolla u mbyll nga largimi i italianëve. Një vendim i kohës e çon Guri Madhin në bashkimin Sovjetit, për një kurs dy vjeçar, siç i kishin thënë. Por me të mbërritur në San Petërsburg (Leningrad) kishte takuar një bashkatdhetar i cili i kishte thënë se ky nuk është një kurs, por një universitet me famë botërore që mbaronte për gjashtë vite. Guri nuk u tërhoq por u rregjistrua. Disa herë autoritet e universitetit i kishin thënë të sillte dëftesën dhe dokumentacionin e duhur, por Guri shfajsohej se kishte vonesa me postën nga Shqipëria, me ministrinë ambasadën etj. Por nnjë ditë e kishin thirrur më me insistim, ndaj kishte menduar se do ta kthenin në Tiranë. Por kishte ndodhur e kundërta. Talenti i tij kishte tërhequr maksimalisht vëmendjen e profesorëve rus, ndaj ishte marrë vendimi që ai të vijonte mësimin pa asnjë kusht paraprak.

Biseda vijon gjatë me Pandin i cili tregon pafund për babain, ndërsa pyetjet e vizitorëve ishin të shumta. Ai ka rrëfyer gjatë për punën, talentin por edhe për zhgënjimet e piktorit të madh. E kishin përjashtuar nga partia, ndërsa më vonë kishte hezituar për tu ripranuar. Shumë nga pikturat i ishin refuzuar për devijim nga vija, por shumë të tjera plotësonin fondin e institucioneve të kohës. Në bisedë e sipër mëson pafund për numrin e vizitorëve sidomos nga ata të huaj të cilët për momentin habiten se hyjnë përmes një hyrje të zakonshme banese, ndërsa prekin një studio gjigande, që plotëson një vlerë të madhe kombëtare.

Në fund djali i piktorit të shquar, Pandi ka falenderuar ekipin mirditas për vizitën dhe akademinë “Mirdita” për vlerësimin që i ka bërë piktorit të popullit Guri Madhi.

Aleksandër NDOJA

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest