Legjendat nuk janë rastësore. Ato kanë histori që bazohen në të vërteta historike të cilat përcjellin vlera të patjetersueshme të kombit tonë. Një rast i pa precedentë lidhet më faktin se si 90 vajza nga Kruja, të detyruara nga presioni vandal i pushtuesve turq, zgjedhin një rrugë dinjitoze që u kushtoi jetën, por ngriti në lartësi të pamata vlerat e vajzës shqiptare.
90 vajza krutane u hodhën nga ky shkëmb për të mos rënë në duart e turqve osmanlinjë. Prej shekujsh njihet si Shkëmbi i Vajës.
Pas pushtimit të Krujës me 16 qershor 1478, pra rreth 540 vite më parë, plot 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve mizorë, u kapën dorë për dore dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ata hidhnin lule dhe vajtonin trimëreshat. Prej këtij vajtimi të përvitshem mori emrin Shkëmbi i Vajës.
“Lotët, sipas legjendës, kanë qenë të shumtë përderisa edhe rrëshqitën poshtë duke formuar edhe lumin që quhet lumi i Vajës- cili realisht është përrua, por banorët duke u nisur edhe nga përmasat e mëdha me një dramacitet të rëndë të legjendës e cilësojnë lumë”.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

