Rreth orës 12.00 vajzat që kanë udhëtuar nga Korça për në Mirditë, janë akomoduar në ambientet në dispozicion të tyre në Pallatin e Sportit “Arjana ARAPI”, ndërsa vajzat vendase festonin ditëlindjen e njërës prej lojtareve më në zë të Minatorit ndër vite, Alda Tuci disa herë protagoniste e në kupat kombëtare dhe ato të Republikës.
Në ora 13.00 ka rënë fërshëllima e gjyqtarit të ndeshjes që ka shënuar fillimin e saj, ndeshje e cila zhvillohej në koadër të Kampionatit Kombëtar për Kategorinë e I-rë A1, në volejboll.
Qindra sportdashës, mbështetës të ekipit vendas ka në nisur me brohoritje për ekipin e tyre, ndërkohë që loja ka nisur fillimisht e ekuilibruar ndërkohë ekipi i Korçës deri në pikën e 10-të, herë pas here ka prezantur një epërsi me pikë, falë edhe lojës së qartë të disa prej lojtareve si Gjata, Mitre, Bardhollari etj. Por nuk ka zgjatur shumë kjo situatë, pasi vendaset janë organizuar më fort falë lojës së pothuajse të gjithë grupit. Është numri 9 Ergysa Blloku që me disa gjuajtje të lehta këndore por me mjaft teknike, ka shënuar avatazhin edhe në pikë, pas pikës së 10-të.
Ndërsa kemi aksione të forta falë lojës së Bllokut, Tucit, Përgjetanit e Haskut por dhe të Picakut, një lojtare e re dhe mjaft premtuese. Sportdashësit kanë duartrokitur edhe gjuajtjejt mjaft të forta dhe të sakta të lojtares Ashly, i cila në çdo ndeshje prezanaton një lojë të spikatur dhe shumë rezultative. Gjithashtu dhe lojtaret tjera si Le Vert, Vidakovic e Koulla prezantojnë një lojë të fortë me gjuatje të pa përballueshme në fushë nga ekipi mik. Janë disa prej tyre si Elena Bego, Bilbili e Mero që mundohen të mbajnë ritmin e lojës për Skenderbeun, por pas pikës së 12 loja flet vetëm për Mirditën. Seti u mbyll me rezultatin 25:15.
Seti i dytë nuk ka pasur asgje për tu shënuar. Edhe ky set si ai i pari ka nisur me një lojë që në dukje tregonte epërsi për Skenderbeun. Por deri në pikën e 8-të apo 10-të, kur Mirdita shënon pikë rradhazi për të mos u ndalur deri në pikën e 25.
Një panoramë e përafërt paraqitet edhe në setin e fundit, ku vajzat korçare qëndrojnë në fushë në pritje të topave që vinin si predha nga fusha kundërshtare e tyre.
Ekipi i Mirditës mbetet padyshimisht i sigurtë në rrugën drejt titullit Kampion i Shqipërisë falë edhe stervitjeve mjaft rigoroze të ekipit me trainerë Lindita Hoxha dhe Lorik Iliazi.
a.n

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”