Fatjona Ndreu e cila pas martesës mban mbiemrin Halili, ka lindur në Reps të Mirditës, ndërsa është shkolluar në Tiranë për gjuhë të huaj (english) me rezultate të shkëlqyera. Si mësuese e shkëlqyer dhe anglishtfolëse exelente, Fationa me familjen e saj prej disa kohësh jeton në Pekin si mësuese e gjuhës së huaj, pra e anglishtes.
Duke qenë në vatrën e infeksionit fillestar nga Corona-Virusi dhe e shqetësuar për udhëtimin e këtij virusi drejt Shqipërisë, Fatjona ka realizuar një informacion viziv shumë kuptimplotë pa aspak teorizime, por me fakte të shumta. Dihet tashmë botërisht se Kina po ja del pak nga pak për të dalë nga kjo situatë vrastare, edhe me masa të rrepta shtetërore, natyrisht jo duke ja lënë si “barrë” mjekut të familjes, apo policit të rrugicës, e lagjes, e artikuluar kjo nga individë që shfrytëzojnë kriza të rënda kombëtare për të ra në sy, diktuar nga fakti që koha dhe vetë partia e tyre i ka hedhur në koshin e anonimatit.
Natyrisht video është e njohur për publikun pasi ajo është transmetuar pak netë më parë në televizionin kombëtar KLAN, por mbetet gjithmonë aktuale deri kur kjo epidemi të njohë fundin e saj.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

