Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

https://youtu.be/7zX1pzixuus?t=5

Kopshti Rrëshen, orë mësimi kreative për për të mësuarit online nga fëmijët

Nga Pirusti News
1 143 Shikime
SHPERNDAJE

Mësueset e Kopshtit të fëmijëve Rrëshen vazhdojnë të komunikojnë me fëmijët edhe në situatën e karantinës përmes mënyrave sa më tërheqëse që ato përdorin në mësimin online. Sidomos targeti i fëmijëve të vegjël, që konsiderohet si pjesa më e prekur e shoqërisë nga izolimi “pak i kuptuar” për moshën, e që në psikikën e tyre derivojnë qindra pyetje të paspjegueshme, kanë nevojë më shumë se kurrë për t’i mbajtur në tonus me mësimin sa më praktik e joshës.

 Kështu mësueset e kopshtit Rrëshen, nga distanca u kanë përcjellë fëmijëve përmes mjeteve të komunikimit që disponojnë prindërit, orë mësimi të shkurtëra, por me mënyra tejet kreative. Disa prej orëve të mësimit, që lidhen me natyrën, me stinën e pranverës, të cilën ata po e kalojnë këto ditë të privuar nga natyra, janë zhvilluar nga vetë mësueset pikërisht në natyrë, duke u sellë pamje dhe lojëra po nga natyra.

Orët e mësimit lidhen si me natyrën, po ashtu me shkrimin dhe përshkrimin e gjithashtu edhe me numërimin, dhe mësime të tjera sipas programit përkatës. Edhe pse në distancë, fëmijët duket sikur komunikojnë në kolektiv, e ku natyra sidomos i bashkon, duke qenë “kryefjalë e ditës”. Gjatë këtyre orëve, mësueset kanë dhënë dhe detyra e marrin përgjigje nga fëmijët përmes komunikimit online.

Drejtoresha e kopshtit Rrëshen, Elida Marku, rrëfen, se mësueset e kopshtit për asnjë ditë nuk kanë qëndruar pasive, madje e kanë shtuar intensitetin e komunikimit me fëmijët dhe prindërit e tyre për t’i vënë në punë fëmijët në mënyrë që vëmendja e tyre të mos fokusohet tek ajo që po përjeton e gjithë bota, por ta kalojnë me sa më pak ngarkesa psikike, e njëherit edhe të përvetësojnë programin, diktuar nga kushtet në të cilat është e gjithë shoqëria jonë dhe ajo globale. Ne po interesohemi si për avancimin e programit, por dhe për shëndetin e secilit prej fëmijëve që i kemi në kopshtin tonë, përfundoi ajo.

 Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest