Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“MJEGULLAT E GJENEZËS”, Vjen libri i pestë poetik i autorit NDUE DEDAJ –

Nga Pirusti News
1 190 Shikime
SHPERNDAJE

Ka pak ditë që ka dalë nga shtypi dhe është nisur për te lexuesi libri poetik “Mjegullat e gjenezës” i autorit Ndue Dedaj.

Si paraprirës ishte një cikël poetik, nga ky libër, botuar në gazetën ExLibris nga botuesi i njohut i “ONUFRI”-t, Bujar Hudhri. Pas publikimit në rrjetet sociale cikli prej 15 poezish u mirëprit nga lexuesit dhe u përshëndet nga poetë të njohur si: Rudolf Marku, Preç Zogaj, Ilirian Zhupa, Isak Ahmeti, Demir Gjergji, Mark Simoni etj.

Shkëputëm për lexuesin njërin nga komentet domethënës, që mban firmën e shkrimtarit Kujtim Dashi: “Cikli kampion i librit “Mjegullat e gjenezës”, me thënë të drejtën, është sa përfaqësues dhe befasues për nivelin e lartë të realizimit estetik, sa të jep një kënaqësi të veçantë për këtë stad të arritur, që, padyshim, me këtë metaforizëm të poezisë, e rendit atë në arritjet më të mira superiore (sipas Pesoas) të poezisë shqipe. Dua të vë në spikamë se mprehtësia e publicistit, mençuria e mirditorit, shtegtimet e shpeshta të tij nëpër atdhe, këndej e matanë Drinit, arritjet e mëparshme poetike, ndjeshmëria e hollë poetike, shpirtmadhësia etj. se pse të kujtojnë “fatin” e Pjetër Gacit, kur na dha këngën-himn “Për ty, Atdhe”.

Libra poetikë të autorit:

Ajsbergu i hanës (1998).

Këndej kaloi koha (2001).

Planetare (2007).

Hylli i zotit njeri (2015).

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest