-Nga Aleksandër Ndoja-
Milena Nokovic është studiuese dhe shkrimtare mjaft e njohur në Europë. Ka lindur, është rritur dhe shkolluar në Francë. Ajo vjen nga dy prindër emigrantë nga Serbia që më herët kishin emigruar në Francë. Milena Nokovic herë pas here ka shkaktuar termet në Serbi me librat që ka shkruar dhe idetë që ka përcjellur përmes tyre. Kritikave të shumta të nacionalistëve serbë, ajo u është përgjigjur se, megjithëse ka lindur nga dy prindër serbë dhe veheten e ndjen po aq serbe, të vërtetat historike do ti them sic janë, pasi jam rritur dhe formuar në Francë, i përkas Europës sic dhe vetë Serbia duhet ti përkasë asaj.
Tërmeti më i fortë që ka shkaktuar në Serbi, lidhet me botimin e librit të saj të titulluar “Noc Pada na Kosova” ose në shqip “Nata ra në Kosovë”. Libri i kushtohet betejës së Fushë-Kosovë, betejë e cila edhe sot pas 631 vitesh përkujtohet me madhështi si një ngjarje e madhe historike, kur ushtria osmane prej 60 mijë ushtarësh e prirë nga vetë Sulltan Murati thyhet keqazi nga kualicioni anti-osman ballkanik, ndërsa një princ shqiptar pjesmarrës në këtë luftë, kishte mundur të vriste vetë Sulltan Muratin e Anadollit.
Por kori i nacionalistëve serbë të janë munduar me cdo kusht që të provojnë se shqiptarët nuk kanë pas asnjë ndikim në këtë luftë, ose në rastin më të keq nuk kanë qenë pjesmarrës, ndonëse beteja u zhvillua në zemër të Kosovës, Fushë-Kosovë. Historiagrafia serbe nuk flet pa një qëllim të caktuar nacionalist, pra mundohet që shqiptarët ti paraqesë para Europës si pro-osmanllinj, se nuk kanë bërë luftë për liri, por luftë fetare, pra për të justifikuar genocidin mbi 100 vjecar e deri në vitin 1999. Ndërsa diktatori Sllobodan Milloshevic, jo pa qëllim e nisi ofensivën e tij nacionaliste n ëish-Jugosllavi pikërisht nga Fushë-Kosovë më 28 qershor të vitit 1989, ditë përkujtimore e kësaj lufte.
-Po si e hedh poshtë këtë teori Milena Nokovic në veprën e saj “Nata bie në Kosovë…-
Studiuesi Murat Ajvazi, kryetar i Lidhjes së Historianve shqiptarë me seli në Zvicër, na përcjell të dhëna të rëndësishme historike që Milena Nokovic përcjell në faqet e këtij libri. Me prova shkencore ajo hedh poshte pretendimet shumëshekullore të nacionalisto-historianvë serbë.
Mr.sc Murat Ajvazi i cili tashmë është në fazën përfundimtare të përkthimit nga serbishtja në shqip të këtij libri, thotë se kam mbetur i befasuar nga ajo cfar shkrimtarja studiuese me origjinë serbe sjell në atë libër. Janë 300 faqe me fakte dhe dokumenta shkencore e arkivore sipas të cilave provohet roli i padiskutueshëm të shqiptarëve dhe princërve të tyre në luftën kundër 60 mijë ushtarëve të sulltanëve të Anadollit.
Po le të ndalemi në disa nga fletët e këtij libri, përkthyer nga Murat Ajvazi.
Në këtë pjesë të librit shkrimtarja Milena Nokovic përshkruan shtëpitë dhe rrugët të ndërtuara në Krushevc, sot qytet ne Serbi nga gurët e bardhë të ardhur nga Prizreni, Janjeva dhe Novobrda, kuptohet para betejes së qershorit.
Në këtë pjesë flitet për ndihmën që Cari i Serbistë priste nga shqiptarët, boshnjakët dhe bullgarët, por ndihmën nga hungarezët e ven në dyshim.
Në këtë pjesë të librit autorja përcakton se ushtrite ma te forta ishin ato të princave shqiptarë si ajo e Balshajve e Gjon Kastriotit, që ishin pjesmarrës kryesor në këtë luftë.
Ja faktet që në mbledhjet paraprake ende pa nisur lufta, shumica e shumica antëtarëve të kualicionin anti-osman ballkanik e përkrahen propozimin e princave shqiptarë për luftë kunder osmanëve.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”