Plot një shekull e gjysëm para se Gjergj Kastriot Skenderbeu të realizonte Beslidhjen Historike atë të Lezhës më 1444, një komb tjetër në Europë, Zvicra kishte realizuar nisjen e shtet themelimit, kur me 1 gusht të vitit 1291 tre kantone të pavaruara nga njëra tjetra u betuan dhe krijun konfederatën zvicerane. E ndërsa atë ditë ishin vetëm 3 kantone, pak e nga pak kantonte të tjera ju bashkuan kësaj nisme. Sot Zvicra përbëhet nga 26 kantone, ndësa 1 gushti i tre kantoneve të para të vitit 1291 u vendos të shpallej dita kombëtare e Zvicrës, pra festa kombëtare e këtij shteti multi federal.
Pak fjalë për Konfederatën e Zvicrës.
Sipas të dhënave zyrtare, tashmë të njohura Zvicra kufizohet në veri me Gjermaninë, në lindje me Austrinë dhe Lihtenshtajnin, në jug me Italinë dhe në perëndim me Francën. Zvicra është e ndarë gjeografikisht midis Alpeve, Pllajës Zvicerane dhe Xhurës, që përfshin një sipërfaqe prej 41 285 km2. Ndërsa Alpet zënë pjesën më të madhe të territorit, popullsia zvicerane prej rreth 8 milionë banorësh është e përqendruar kryesisht në Pllajë, ku ndodhen qytetet më të mëdha. Midis tyre janë dy qendrat globale dhe ekonomike, Zyrihu dhe Gjeneva.
Konfederata Zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291, që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës. Vendi ka një histori të gjatë të neutralitetit ndaj luftrave. Zvicra nuk ka qenë në gjendje lufte ndërkombëtarisht që nga viti 1815 dhe nuk iu bashkua Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Megjithatë ajo ndjek një politikë të jashtme aktive dhe është e përfshirë shpesh në proceset për vendosjet e paqes nëpër botë. Zvicra është vendlindja e Kryqit të Kuq, dhe në të kanë selitë organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrën e dytë më të madhe të OKB-së. Në nivelin evropian, Zvicra është një anëtar themelues i Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë dhe është pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe Zonës Ekonomike Europiane.
Zvicra ndodhet në kryqëzimin e Europës gjermanike dhe romane dhe përbëhet nga katër rajone kryesore gjuhësore dhe kulturore: gjermane, franceze, italiane dhe romanshe. Prandaj zviceranët, edhe pse mbizotërojnë gjermanisht-folësit, nuk formojnë një komb në kuptimin e një etnie të përbashkët apo gjuhës. Ndjenja e fortë e Zvicrës e identitetit dhe komunitetit është krijuar mbi një sfond të përbashkët historik, vlera të përbashkëta të tilla si, federalizmi dhe demokracia e drejtpërdrejtë dhe simbolizmi alpin.
Zvicra renditet lart në disa parametra të performancës kombëtare, duke përfshirë transparencën e qeverisë, liritë civile, konkurrencën ekonomike dhe zhvillimin njerëzor. Ajo ka pasurinë nominale për të rritur më të lartë në botë (pronësinë financiare dhe jo-financiare) sipas Crédit Suisse dhe është e teta për PBB për frymë në listën e FMN-së. Qytetarët zviceranë kanë jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë. Zyrihu dhe Gjeneva renditen ndër qytetet me cilësi më të lartë të jetës në botë.
Shqiptarët dhe konfederata e Zvicrës.
Nëse Zvicra është shtet me rregulla të forta dhe me një kontroll të rreptë kufinjsh, shtet i cili nuk është në BE, me shqiptarët ka qenë gjithmonë “dorëlëshuar”.
Janë me mijëra familje shqiptare të cilat janë integruar në mënyrë më dinjitoze, pasi ka qënë dhe mbete një shtet i rregullave, i mosdiskriminimit të kombësive apo besimeve religjioze. Zvicra ishte një ndër shtetet që pranoi, suportoi dhe integroi me të drejta të barabarta me cdo shtetas tjetër, plot 12 mijë shqiptarë të Kosovës gjatë përdjekjes millosheviciane në fund të shekullit që kaloi. Jo vetëm nga Kosova, por në Zvicër jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Ne jemi krenarë se i jemi drejtuar Zvicrës për të na mbështetur. Jemi një numër i madh familjesh shqiptare që jemi integruar dhe japim kontributin tonë për këtë shtet që na ka mbajtur e mbështetur në kohë të vështira. Këtu ne jemi të barabartë mes të barabartëve, ndaj festa e Zvicrës është dhe festa e cdo shqiptari që punon dhe jeton në këtë shtet vlerash të pamata.
CH 01.08.2023

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”