Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

-I L I R I- nga Majlinda Zeqiri-Shaqiri

Nga Pirusti News
2 779 Shikime
SHPERNDAJE

Një shpirt po troket në zemrën time,
Portën ia hap me përqafime,
Me sy të lar në lot, dorën zgjat,
Për mua ka një lutje fjalë pak.

Më merr,
Më merr, këtu mos më lër,
Jam unë motra jote, vëllai yt,
Këtu bënë vapë, këtu bën shi,
Këtu bën shkrumb dhe hi……..

Jam unë bija jote nga djepi ILIRI,
Na copëtuan varg, me varg na vargëzuan,
Jam unë motra jote, vëllai yt,
Më plagosën gjer në fyt,……..

Më jep krahun të fluturoj me Ty,
Më quajnë Kosovë Lindore e mbetur pa SHTËPI,
Jam unë gjaku yt nga djepi ILIRI,
Më jep krahun të fluturoj bashkë me Ty, O e imja Shqiptari.!

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest