Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Fitorja e rradhës e Kosovës, falë iniciativës së Megi Carës dhe e vërteta e origjinës së saj

Nga Pirusti News
5 780 Shikime

Nga: Aleksandër Ndoja

Megi Cara është një vajzë nga Mamurrasi dhe jo vajzë me origjinë nga Mamurrasi, siç e paraqesin rëndom disa media. E paraqesin të tillë, pra duke i përcaktuar origjinën, a thua se bëhet fjalë për origjinën e Gjergj Kastriotit, Pashko Vasës, Gjergj Fishtës, Ambroz Marlaskës apo dhe shumë të tjerëve që vendlindjet i kane te diskutueshme per shkak te shekujve, por e kanë një të përbashkët me Megi Carën, nëse i referohemi vetëm origjinës, por jo vendlindjes.

Megi Cara, në fakt ka lindur në Mamurras, por babai i saj Nexhmi Cara një inxhinier i mirënjohur i minierave pak vite më parë ka lënë vendlindjen e tij në Zajs të Mirditës dhe si mijëra të tjerë në kohë migrimesh, ka zbritur dhe krijuar familjen në Mamurras. Edhe vetë Megi një periudhë të shkurtër kohore ka jetuar dhe shkolluar në qytetin e Rrëshenit, ndërsa ka dy të përbashkëta me poetin e mirënjohur të trojeve shqiptare, Gjok Beci.

E përbashkëta e parë me Gjok Becin është se janë nga i njëjti fshat i Selitës në Mirditë, pra nga Zajsi, ndërsa e  e ajo e dyta lidhet se të dy ndonëse në kohë të ndryshme, kanë marrë kërcënime serioze nga eksponentë ekstremistë serbë, për mbështetjen e fortë që i kanë dhënë Kosovës. Gjok Beci mbetet padyshim zëri i papërsëristshëm i luftës për liri të shqiptarëve në njërën anë të kombit të përbashkët, ndërsa Megi me një iniciativë të pashembullt u bë nismëtarja, zëri i fuqishëm i mbi 197 mijë shqiptarëve kudo në botë, me të cilin u arrit që kompania e mirënjohur me famë botërore “Apple” ta vendosë edhe Kosovën në hartën e saj digitale.

Kosova e ka vendin e saj të merituar si shtet në çdo qelizë të globit, por aty ku mungon me apo keqdashje, duhet vigjilencë. Një iniciativë e tillë mori udhë kur studentja Megi Cara kishte konstatuar se Kosova nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Ndërsa në finish të kësaj nisme të saj, kompania Apple vendosi ta korigjojë hartën digitale, ndërsa nisma e Megit dhe vetë ajo u bë kryelajm i gëzuar në mediat më prestigjoze mbarë kombëtare.

Një një intervistë për një media “VOAL”  Megi Cara është shprehur…

Kur e nisët peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën Apple, menduat se do merrte përmasat që mori?

Siç e kam shprehur edhe më parë, peticionin e kam nisur në një mënyrë shumë spontane dhe kurrë nuk kam menduar se do të merrte përmasat që mori apo se do të arrinte të bënte një ndryshim kaq të rëndësishëm.

Qëndron edhe dikush tjetër pas kësaj nisme apo vetëm ju?

Nisma është marrë nga vetë unë, pas bisedave me miq, por pas suksesit të peticionit qëndrojnë plot 197 mijë e 175 shqiptarë në të gjithë botën që firmosën peticionin.

Si ndiheni tani që Kosova u bë pjesë e hartës së Apple dhe kjo vetëm falë nismës tuaj?

Tani që Kosova është pjesë e hartës së Apple, ndihem shumë krenare dhe mjaft besimplotë për ndryshime të tjera rrënjësore për kombin shqiptar.

Arritët të komunikoni me Dua Lipën?

Dua Lipa nuk më ka kontaktuar asnjëherë.

Persona të tjerë të njohur, ju kanë kontaktuar ose uruar?

As persona të tjerë të njohur nuk më kanë uruar.

Ju thatë gjatë asaj kohe që morët edhe kërcënime, kishte ndonjë emër të njohur?

Kërcënimet kanë ardhur nga “luftëtarët” digjitalë serbë, shumica e tyre nacionalistë në moshën adoleshente. Kërcënime direkte nga figura të njohura serbe nuk kam patur.

Flamuri autokton solli sërish një gjendje të ndezur mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe ju vazhdoni sërish postoni në rrjetet sociale hartën e Shqipërisë së madhe. Keni ndonjë synim tjetër tani që arritët vendosjen e Kosovës në hartën e Apple?

Ëndrra e çdo shqiptari patriot, të drejtuar nga atdhedashuria është që trojet shqiptare të jenë të bashkuara. Nostalgjia për Shqipërinë Etnike na ndjek në çdo moment, por një qëllim realist do të ishte bashkimi kombëtar, pra ai i Shqipërisë me Kosovën.

Ka Megi Cara dëshirë të bëhet pjesë e politikës shqiptare pas studimeve?

Që në moshë të vogel kam ëndërruar të jem pjesë e politikës shqiptare dhe gjatë këtyre ditëve kam folur me mbështetës të peticionit për politikat ekonomike dhe reformat që do bëja unë në Shqipëri.

Ke përmendur diku Margaret Theçerin si figurë frymëzuese. E mendon veten në të ardhmen një Margaret Theçer në Shqipëri?

Margaret Theçer është frymëzim për të gjithë konservatorët e të gjitha femrat në përgjithësi, sepse ajo ishte e para që sfidoi shoqërinë patriarkale dhe ia doli të jetë kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo do të ishte shembulli më i mirë për të ndjekur.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest