Prej kohësh në YouTube qarkullon një kronikë televizive e një televizioni të mirënjohur gjerman që përcjell për shikuesit e vet dhe publikun gjermanfolës 50 fakte për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në shumicën e tyre përcillen fakte të vëteta, ndërsa në ndonjë rast të rrallë mundet të ishte saktësuar ndonjë prej tyre. Gjithësesi puna e kronikanit në fjalë është për tu vlerësuar. Ja faktet në rradhë që paraqet televizioni gjerman.
- Nëna Tereza nga Kalkuta ishte shqiptare, e linduar në Maqedoni.
- Aleksandri i madh ishte shqiptar.
- Pija tradicionle në Shqipari, quhet RAKI.
- Në gjithë Shqipërinë ka 700 mijë bunkierë të shpërndarë.
- Në perandorinë romake mund të gjejsh 22 perandorë nga Iliria, Shqipëria e sotme.
- Gjysma e heronjve kombëtar dhe politikanë në Greqi, janë me origjinë shqiptare.
- 230 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Makina më e njohur në Shqipëri është e tipit “Mercedez benz”.
- Rreth 40 mijë nga popullsia italiane jetojnë në Shqipëri.
- Kosova dhe Shqipëria kanë miqësi tradicionale, janw pjesw e njw kombi tw pwrbashkwt.
- Dasma tradicionale shqiptare mund të zgjasë deri në katër ditë.
- 500 vjetë më parë një grua u vetësakrifikua e gjallë brenda në mur, për të mbrojtur kështjellën e Rozafatit.
- Në vitin 1997 në Shqipëri u zhvillua një luftë civile.
- Gjatë periudhës komuniste, Shqipëria furnizoi Greqinë me ushqim.
- Në vitin 2017 Shqipëria filloi ndërtimin e një ure që duhej të lidhej me prodhuesit e Italisë, por deri më sot nuk është zbatuar.
- Çmimet e ushqimeve të Shqipëri janë më të larta se në Gjermani
- Punëtorët në Shqipëri kanë pagat më të ulta në Europë.
- Ali Pasha në vitin 1805 u emërua president në Egjipt.
- Kënga më e shikuar në youtube është “bon, bon” e Era Istrefit.
- Ishulli më i madh në Shqipëri është ishulli i Sazanit në afërsi të qytetit të Vlorës.
- Mbiemri me i përhapur në Shqipëri është “Hoxha”
- Alfabeti i Gjuhes Shqiper ka 36 shkronja.
- 10% e të ardhurave në Shqipëri hyjnë nga mërgata.
- Durrësi ka amfiteatrin e dytë më të madh në Ballkan.
- Pikturat më të vjetra të Ballkanit mund të gjinden në Shqipëri.
- Kur ndërtohet një shtëpi në Shqipëri, vendosen brinjët e dashit për mësysh.
- Në vitin 1991 ishin gjësej vetëm 3000 vetura në Shqipëri.
- Shkodra ishte kryeqyteti i Ilirisë, por sot Vlora është vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri.
- Kur ndërtohet një shtëpi e re në Shqipëri, therin një dash për traditë.
- Shqipëria ka një kapele tradicionale që quhet “Plis”.
- Në Shqipëri nuk ka McDonalds, vetëm ushqime shqiptare Fast Food.
- Në Shqiperi preferohet më shumë “golden eagle”, se sa “Red Bull” sepse prodhohet në Kosovë.
- Birra më e shitur quhet “Kaon” dhe prodhohet në Shqipëri.
- Në të gjitha qytetet e shqipërisë afër Xhamive janë të ndërtuara edhe Kishat.
- Ka rreth 18 milion shqiptarë në të gjithë botën, prej tyre rreth 5 milion jetojnë në Shqipëri dhe 1.8 milion jetojnë në Kosovë.
- Shqipëria u bë shtet i pavarur më 1912.
- Në Shqipëri gjatë kohës komuniste hynë në përdorim traktorët.
- Heroi Kombëtar Shqiptar Skënderbeu fitoi të gjitha betejat kundër osmanëve.
- Në Shqipëri ka edhe bunkierë anti-bërthamorë, njëri prej të cilëve u shëndrrua në Muze në në vitin 2013.
- Ekziston një rracë qensh me origjinë shqiptare që quhet Dalmatian në gjuhën Ilire.
- Paraardhësit e shqiptarëve ishin të Krishterë, por kur Osmanët pushtuan Ballkanin, detyruan Shqipërinë dhe Bosnjën, të ndryshonin fenë, por ende sot gjysma e shqiptarëve në Veri të Shqipërisë janë Katolikë dhe në Jug, janë ortodoksë.
- Liqeni më i vjetër në Europë ndodhet në Shqipëri.
- Shqipëria renditet e dyta përsa i përket burimve të ujit të pijshëm.
- Shqipëria dhe Kosova sëbashku janë me përmasa sat ë Zvicrës.
- Tuneli më i madh në Ballkan ndodhet në Shqipëri dhe ka gjatësi 5.6 km.
- Në kohën komuniste Shqipëria ishte i vetmi shtet që ishte lidhur më Kinën 7000 km larg.
- Zvicra, Austria dhe Gjermania prodhojnë sëbashku 54.000 fuqi naftë në ditë, ndërsa Shqipëria e vetme prodhon 14.000 fuqi naftë në ditë, prandaj është një vend i pasur me naftë.
- Gjatë ahengjeve dhe dasmave në Shqipëri si instrument muzikor përdoren Surlet.
- Edhe pse Kosova është vendi më i vogël ajo zë vendin e pestë për prodhimin më të madh të thengjillit.
- Shqipëria dhe Kosova sëbashku janë shtetë shumë pro-Amerikës dhe Bashkimi Europian, dhe shumë kohë më parë u diskutua fshehtas se ato duhet të hyjnë në BE.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”