Dy ditë më parë kronikani i palodhur që mbulon Korçën, Pogradecin dhe zona të tjera përrreth, Tonin Frrokaj me origjinë të herëshme mirditase na sjell një kronikë e cila ka tronditur rëndë opinionin në përgjithësi e komunitetin e artit në veçanti.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i komunitetit mirditas në veçanti e sidomos atij artistik, në Shqipëri e diasporë.
Një ndër pjestarët e dikurshëm të Pallatit të Kulturës në Mirditë, Agostin Pal Gjomarkaj me tu njohur më situatën e rëndë pas kronikës së gazetarit Tonin Frrokaj, ka hedhur idenë e hapjes së një numri llogarie ku mund të ndihmohet kjo familje në situatën e rëndë ku ndodhet, teksa kryefamiljari fatkeqësisht po përjeton një sëmundje të rëndë.
Pikërisht sot në ambientet e Pallatit të Kulturës në Mirditë, aty ku Luljeta Përbasha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si artiste, por edhe si drejtuese e ish-Pallatit të Pionierëve u mblodhën një grup artistësh për të marrë masat e para në këtë drejtim.
Nën drejtimin e drejtorit të kulturës z. Gjergj Marku u vendos hapja e numrave të përkohshëm të llogarisë në LEKË, USD dhe EURO.
Logaritë u hapën me tre firma, të përbërë nga gazetari Aleksandër Ndoja dhe këngëtarët Fran Preçi e Gjovalin Filopati.
Janë të ftuar të gjthë ata që kanë mundësi të kontribuojnë “Një ditë punë për Luljetën”, ndërsa në fund të kësaj nisme qytetare, tre firmëtarët e sipërcituar vetëm duke qënë sëbashku, pasi dhe vetë banka nuk njeh rrugë të ndërmjetme, sipas kontratës paraprake të nënshkruar, në prani të vetë Luljeta Përbashës do të bëjë spostimin e fondit me qëllim blerjen e një banese modeste.
NR E LLOGARISË, RAIFFEISEN BANK
Në lekë Shqiptare:
Nr. i Llogarisë: 0100883976
Iban: AL1620215 0000000000 100883976
Kodi: SWIFT: SGSBALTX
Ne EURO:
Nr. Llogarisë: 0110883976
Iban: AL9820215 0000000000 110883976
Kodi: SWIFT: SGSBALTX
Në Dollarë Amerikanë (USD)
Nr i llogarisë: 0120883976
IBAN: AL8320215 0000000000 120883976
Kodi: SWIFT: SGSBALTX
Shënim: Çdo individ, grup individësh apo shoqata që ka mundësinë të investojë bazuar në këtë thirrje, është i lutur që dërgojë madatin përkatës në adresën: [email protected] me qëllim që të publikohet në kategorinë “Luljeta Perbasha” në webin pirustinews.com.
Faleminderit.
Luljeta Perbasha, Kronika që po trondit opinionin në përgjithësi dhe artin në veçanti.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

