Ky gur që po shikoni në këtë publikim, është gjetur mbi nje varr Etrusk, ndërsa sot e gjendet ne muzeun arkeologjik të Firences. Si shqiptar pasardhës të pellazgëve etruskëve, kjo pllakë deshifrohet pa më të voglin sforcim.
Duke filluar të lexojmë nga e djathta në të majtë, siç lexonin të parët tanë, kemi këto shkronja: N I P A D O I A H, pra Nipa e Dajah ose më mirë Nipa e Daja.
-Çfarë kanë dashur të tregojnë paraardhësit tanë me këto fjalë?,
-Çfarë u kishte ndodhur Dajave e Nipave?
-Ishin vrarë në ndonjë luftë, vuanin nga e njëjta sëmundje, kishin vdekur nga ndonjë tërmet? Që të kenë pasur grindje mes dajave e nipave as nuk mund të llogaritet sepse nuk do i kishin varrosur bashkë. Sigurisht një ngjarje e rënde ka bërë që këto Nipa e Daja të jetonin në përjetësi e të kujtohen nga vizitorët që mbushin këto muzeume çdo vit.
Thjeshtësia me të cilën mund të lexojmë këtë mbishkrim sot në gjuhën shqipe na bën krenarë që gjuha jonë jo vetëm që ishte shkruar kur nuk egzistonin gjuhë të tjera, por shërbeu si bazë kulture për shumë popuj që e përvetësuan. U bë baza e latinishtes, por ata që e morën, na hoqën me forcë këtë alfabet duke na thënë që ne jemi ardhacakët.
Marrëzi … Historia flet, këto shkrime flasin më shumë se çdo libër i shkruar për interes të kësaj o asaj perandorie…

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

