Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Në troje të vjetra fole të reja”. Promovohet dokumentari me autor mësuesin e mirënjohur, Preng Kol Lleshi i Tenës

Nga Pirusti News
1 368 Shikime

Preng Kol Lleshi ka mbi 15 vite që është në pension. Por kjo nuk ka ndryshuar asgjë në angazhimet e tija kulturore e qytetare, ndonëse pas 36 vite pune në mësuesi nuk është është më pranë nxënësve dhe kolegëve. Prenga i përket asaj plejade të hershme mësuesish që sakrifikonin pafund në shkollat më të thella të zonave me një mision fisnik për të qenë përhapës së dijes në brezat vijues. Vetë Prenga thotë se mundi i është shpërblyer. Shumë prej nxënësve të tij në shkollat e Malajt, Shebes, Kaçinarit, Repsit, Klosit, Tenës etj, më vonë janë berë emra të njohur në fusha të ndryshme anë e mbanë vendit.

Mësues Prenga nuk është thjesht mësues autodidakt nga atë që u thirrën në luftën kundër analfabetizmit, por i mirëshkolluar sipas kritereve të kohës që edhe sot janë të njohura ligjërisht. Fillimisht ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Shkodër në vitin 1963 dhe menjëherë ka nisur punën si mësues i lëndës së matematikës, në Malaj e Shebe. Ndërkohë dy vite më vonë nis studimet pranë Istitutit të të Lartë Pedagogjik në Shkodër, shkollë të cilën e përfundon me sukses në vitin 1967.

I plotësuar me dije solide për kohën, mësues Preng Kol Lleshi për mbi 36 vite me rradhë jep kontributin  e tij në arsimin mirditas jo vetëm si mësues, por edhe si drejtues për shumë vite. Preng Kol Lleshi ishte mjaft i angazhuar edhe në jetën social-kulturore të zonës duke u bërë shembull jo vetëm për koleget e tij në arsim, por edhe si qytetar i angazhuar. Falë këtij angazhimi, mësues Preng Kol Lleshi është ndëruar me mirënjohje e tituj të ndryshëm nderi, ku veçohet titulli i lartë “Naim Frashëri” akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në vitin 1984.

Edhe pas daljes në pension mesues Preng Kol Lleshi mbetet mjaft i angazhuar. Me një shëndet të plotë dhe vital, mësues Prenga pas shumë botimeve dhe artikujve në shtypin zonal dhe Kosovë, vjen me një dokumentar filmik për vendlindjen, njerëzit e Tenës, arritje dhe suksese, por edhe histori.

Pikërisht ky dokumentar u promovua në ambientet e Pallatit të Kulturës në Mirditë, nën masa frekuente kushtëzuar nga pamdemia. Autori i këtij dokumentari, mësues Preng Kol Lleshi thotë se do të doja të ishin prezentë miq, kolegë e bashkëfshatare pasi në këto minuta filmike jam munduar të jem gjithëpërfshirës, por më është dashur të anulloj shumë ftesa për shkak të masave detyruese, jo më shumë se 10 veta sëbashku. Shpresoj që të jem i mirëkuptuar nga të gjithë, përfundon Prenga, ndërsa fton të gjithë ta ndjekin dokumentarin përmes shpërdarjes online, ndërkohë falenderon realizuesin Preng Gjikola dhe të gjithë ata që e mbështetën në këtë nismë e cila ka kërkuar mjaft punë dhe energji. 

Prezantimin fillestar te dokumentarit, e beri mesuesi Valentin Bardhoku i cili pas nje fjale te shkurter, ftoi te pranishmit te ndiqnin dokumentarin.

Ju ftoj në ndiqni dokumentarin…

Përgatiti për pirustinews.com, Aleksandër Ndoja.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest