Kantautori Kol Zefi, këngëtar i mirënjohur prej dekadash, pjesë e Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh” thotë se jam i surprizuar si të gjithë shqiptarët me fjalët lapidare në tribunalin e Hagës, të Jakup Krasniqit, drejtues i lartë ndër vite i shtetit të Kosovës, njëherit zëdhënës i ushtrisë së lavdishme clirimtare të Kosovës.
“Unë jam shqiptar, s’jam as katolik e as mysliman, unë jam veç shqiptar e Zot Atdheun kam” ishin fjalë që më godisnin papushim në kokë, shtoi ato dhe se “n’trojet tona Ilire kam lind dhe jetue, askënd s’kemi vra, as kemi pushtue”. Pikërisht frymëzuar nga qëndrimet e kokave të UÇK-së në tribunalin e turpit, thura vargjet e kësaj kënge.
Vargje të tilla u mirëpritën nga kantauori Mark Gjoka “Mjeshtër i madh” dhe në kohë rekord u realizua kënga e cila kemi besim se do të mirëpritet.
Këngëtari autor tekstesh Kol Zefi, thotë se u punua me mjaft profesionalizëm edhe pse në një kohë shumë të shkurtër, pasi vendosëm që kënga të ishte gati në këtë 28 nëntor. Filmimet cilësore u realizuan në kalanë e Lezhës e natyrisht pranë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit. Muzika u punua me mjaft përkushtim nga Mark Gjoka në studion e tij tejet profesionale, me mbështetjen e Saimir Gjokës si orkestrues dhe producent.
Ju ftoj ta ndiqni këtë këngë, përfundon kantautori Kol Zefi.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

