Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ndue Dedaj, Kisha e Shën Barbarës dhe obelisku i shkollës shqipe në Pllanë

Nga Pirusti News
3 166 Shikime
SHPERNDAJE

Kisha e Shën Barbarës (Shën Barbullës) në Pllanë të Lezhës është një nga kishat e vjetra në Shqipëri, shpallur prej kohësh monument kulture. Ajo shquhet për afreskat e saj të çmuara, në pjesën e absidës dhe muret në hyrje, që kanë mbërritur deri më sot.

Njëri nga meshtarët vendas në shkullin XX ka qenë Dom Pjetër Njeçi, që i është kushtuar dhe një bust. Kohët e fundit kisha është restauruar me nismën dhe ndihmesën e drejpërdrejtë të Don Nikë Ukgjinit, doktor i shkencave historike, që ka restauruar më parë kishën dhe qelën e Dom Ndre Mjedës në Kukël, duke e kthyer atë në një qendër muzeore, si dhe kishën e vjetër të Shna Premtes në Balldren.

Me këtë rast është ngritur dhe një obelisk, vepër e skulptorit Sadik Spahia, kushtuar shkollës shqipe të Pllanës, hapur nga etërit e kishës katolike në vitin 1638.
Pllana (Pëdhana) është një qendër e banuar në hershmëri
, që njihet për kalanë e saj ilire, si dhe disa objekte kulti, ndër to dhe kisha e Shna Ndoit, në faqen e malit, në anën perëndimore të fshatit.

Të hënën në Pllanë do të zhvillohet një ceremoni përuruese e restaurimit të kishës së Shën Barbullës, si dhe obeliskut të shkollës së parë shqipe, i pari i këtij lloji kushtuar shkollave shqipe të shekullit XVII në këtë rajon, mbështetur nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë etj.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest