Festa e lindjes së Krishtit ishte një rast i mirë që mirditas, miq mes njëritjetrit të shkëmbejnë urimet e ngrohta të kësaj dite të shënuar për besimtarët katolikë. Natyrisht që mes castesh festive, për pak minuta të ndalojë tringëllimi i gotave të venës apo rakisë, për të dhënë vlerësimet e munguara të këtij fundviti, për shkak të situatës pandemike që po kalojmë.
Pikërisht sot në ambiente festive vjen dhe vlerësimi i merituar dhe i paraplanifikuar disa muaj më parë për bashkëpunëtorin dhe mbeshtetësin e fuqishmë të fjalës dhe historinë mirditase, z. Pjetër Domgjoni me banim në Split të Kroacisë, i lindur në Marmull të Gjakovës dhe i rritur në Prizren.
Pjetër Domgjoni ka një aktivitet të spikatur shumë vjecar si artikulues i spikatur i fjalës shqipe, përmes një dialekti mbarëkombëtar, ndërsa kohë pas kohe na përcjell fakte dhe ngjarje nga trevat ku është lindur dhe rritur. Janë shkrime që shpeshherë të mahnisin për mënyrën e të shkruarit, por edhe për ngjarjet dhe historitë të reja dhe të vjetra që përcjellin mes rrjeshtave.
Ai prej shumë viteve punon dhe jeton në Kroaci ku ka shënuar mjaft sukes në fushën e turizmit bregdedar, ndërkohë nuk ngurron të përvjellë historinë e tij që nis me Marmullin e Gjakovës ku ka lindur, fshatin Bishtazhin ku u vendos në moshën 9-vjecare si punëkërkues, ndjekjen njëherit aty dhe të shkollimit, ndërsa ka nje emër që e kujton me nostalgji i vili i kishte mësuar profesionin e filigramës (punimit të objekteve artistike me fije argjendi). Një profesion i tillë do ta fusnin në hullitë e bisnesit cka i krijoji mundësinë që si shumë mirditas të zotë të themelonte një bisnes solid në hapësirën miqësore dalmate.
Pjeter Domgjoni është i lidhur ngushtësisht me Domgjonin e Mirditës, njëherit dhe vendorigjinë e homerit të shqiptarëve Atë Gjergj Fishta. Shpeshherë mbërrin në fshatin Domgjon, ku banorët e këtij fshati emërmirë dhe plot virtyte e njohin dhje i njeh, shumë prej tyre emër për emër. Këtë rradhë ka zgjedhur të qëndrojë për Krishtlindje, pikërisht në trojet ku afro 100 vite më parë të parët e tij u shpërngulën nga ai fshat. Ndërsa Akademia e Artit Shkencës dhe Letrave “Mirdita” në mungësë të zhvillimit të aktivitetit të përvitshëm i ka akorduar titullin “Personalitet i shquar i Kulturës”.
-Ceremonia-
Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” pikërisht sot më 25 dhjetor 2020 në një ceremoni të shkurtër i ka dhënë z. Pjetër Domgjoni, titullin e lartë “Personalitet i shquar i Kulturës” me motivacionin “për rujtje dhe demonstrim të traditave më të mira ndër shqiptarë. Kontribute kulturore dhe mbështetje të mëdha të vlerave kombëtare shqiptare”.
Ceremonin e hapi me një fjalë të shkurtër sekretari i Akademisë dhe kryeredaktor i revistës “Mirdita” z. Aleksandër Ndoja i cili pasi lexoi motivacionin përkatës ftoi z. Gjovalin Hasani për të dorëzuar këtë titull. Z. Gjovalin Hasani prej disa vitesh punon dhe jeton ne Slloveni, ndërkohë është i mirënjohur per aktivitetin e tij ne mbështetje te emigrantëve përmes shoqatave te ndryshme.
Pjetër Domgjoni u spreh mjaft falenderues dhe vlerësues për Akademinë “Mirdita” si dhe për punën që behët për promovimin e vlerave mirditase dhe identifikimin dhe përafrimin e vlerave mirditase e më gjerë përmes aktiviteteve të shumta dhe revistës “Mirdita”.
Takimin e mbylli z. Pjetër Marku, kryetari i Akademisë i cili përmes një fjale të shkurtër ka dhënë vlerësim maksimal për kontributin e z. Domgjoni.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

