Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

TV- Malisheva në Kosovë, një dokumentar vlerash për fshatin Xhuxhë në krahinën e Fanit, në Mirditë.

Nga Pirusti News
1 856 Shikime

Fshati Xhuxhë në Fanë edhe pse gjatë 30 viteve të fundit tranzicion është zbrazur në masë të konsiderueshme , mbetet ndër fshatrat më të njohura në hapësirën mbarë kombëtare, pse jo edhe tej kufinjve të kësaj hapësire.

Emra dhe histori të shquara që vijnë nga lashtësia, por edhe më të vonshëm si Zefi i Vogël, Anton Ceta, Roza Xhuxha, këngëtari i përmasave kombëtare Aleksandër Gjoka e shumë e shumë të tjerë, e kanë bërë këtë fshat mjaft të njohur.

Sipas Mark Prenajt, autorit të librit “Po i pyes vitet cfar lanë pas” Xhuxhasit thuhet se erdhën nga fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII nga Xhuxholli i Pejës. Fiset e para që populluan Xhuxhën të cilat njihen edhe në ditët tona janë: Dedëkolajt, Gjinajt, Gjonajt dhe Nikollajt (Milicajt).

Në fillim u vendosën në Rrethin e Qytezës në Batra, një vend mjaft dominues me ujë të bollshëmdhe në një pozicion të favorshëm për mbrojtje. Pastaj janë shpërndarë në një hapësirë të gjërë që fillon nga Petoqi, Batrat, Bizhza,Lari, Dardhazi, Lashta, Sholthi, Zall- Xhuxha, Sangu, Thirra dhe përfundon me pjesën më të madhe të Srriqes.

Fise të tjera janë: Vocaj, Cekaj, Kocaj, Menajt, Gjacaj, Picakaj, Petokaj dhe Buçajt. Fis i gjetur në Xhuxhë është Çeta, një familje e madhe atdhetare, pjestarë të së cilës kanë emigruar. Nga kjo familje e ka origjinën edhe burri i maleve Anton Ceta dhe figura të tjera të këtij fisi. Ndërsa ndër personalitetet e njohura xhuxhas janë Roza Xhuxha (Anagnosti), Artiste e Merituar, këngtari i njohur Aleksandër Gjoka. Prej këtij fshati është Zef Loka, për disa vite drejtues i lartë në Ministrinë e Brendshme dhe David Xhuxha, drejtor i Seksionit Shqip të Radio Vatikanit. Ndër xhuxhasit e njohur është Nikollë Xhuxha, Palë Gjokë Ndoka, Gjin Doda, Nikollë Llesh Lala, Dedë Koca, Ndue Buça, etj.

Ndërsa gojdhënat flasin për qytetërim shunmë të hershëm që në kohën e pirustëve, pasi edhe sot gjënden gurë të vecantë që flasin për zhvillim të hershëm dhe punues të mineralve të bakrit. Por ajo cfar e bëri mjaft të njohur këtë fshat dy vite më parë ishte  zbulimi i gurëve me mbishkrime të rralla e që flasin e flasin pafund.

Kjo ka bërë që televizioni i Malishevës, të përcjellë një dokumentar mjaft të plotë e njohës, falë dhe mbështetjes së djemve të kësaj zone si Frrok Bardhi, Hil Gjaci, Kastriot Kola, mësuesi i apasionuar Bardhok Plaku, Antoni, Mark Ndoji etj.

Për më shumë ndiqni dokumentarin e zgjeruar mbi Xhuxhën dhe xhuxhasit realizuar mjeshtërisht nga TV-Malisheva me gazetar Bedri Krasniqi, duke marre linkun me poshte:

https://www.facebook.com/malisheva.tv/videos/402123357759664

https://www.facebook.com/malisheva.tv/videos/402123357759664

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest