-KATËR SHTËPITË E SHPALLUNA MA T’BUKURAT N’KROACI-
Katër vilat, katër objektet apo katër ndërtesat, buzë Detit Adriatik n’qytetin Zadar të Dalmacisë kroate, t’ndërtueme nga Lazri, Antoni dhe Loni, djemtë e Markut Pjetër Përdedës prej katundit Marmull, me origjinë nga Spaçi Mirditës.
Me nji tjetër shprehje do t’thoshimë se këto, janë katër mrekullitë e botës ndërtimore kroate t’shpalluna prej jurisë qëndrore arkitekturore t’Zagrebit si ma t’bukuratë objekte n’tanë Kroacinë për vitin 2019, e që për bukurinë e ndërtimit, përmes shtypitë kroatë, vazhdojnë me qenë pa kurrëfar konkurence edhe tani kur kemi hy n’vitin 2021.
Për momentin, këto katër ndërtesa deri tash janë vetëm katër mrekullitë e botës kroate me t’cilatë, projektuesitë e tyne kanë ba t’gjitha pregatitjetë që n’të ardhmën me ua paraçitë edhe botës mbarë si bukuri ndërtimore, europiane n’konkurimin e tyne edhe t’çmimit prestixhioz europianë për arkitetkturë.
T’gjithë atyne që i vizitojnë për së afërmi, i shofinë këto katër objekte t’ndërtueme përmbi tokë, por për nga stili, cilsia e bukuria ndërtimit do tu dukenë si me qenë t’zbrituna prej qiellitë.
Para disa ditësh, pata publikue nji shkrim me titullin.
“BIZNISMENI NIKOLLË NDRECË PËRDEDA“
E tash, për t’gjithë ata që e kanë lexue atë shkrim, u them se këta vllaznitë përdeda në Zadar t’Kroacisë, janë djemtë e Markut Pjetër Përdedës prej katundit Marmull, njikohësishtë, kushërijtë e parë, t’ndamë zjarmi me Nikollë Ndrecën e që vazhdojnë me shumë sukses, rrugën e biznesit, t’nisun prej tij.
Kur isha n’Mirëditë, kryetari Akademisë Mirditës, zotniu Pjetër Marku, m’pat thanë:
“Kemi mendue me ba nji udhëtim deri në Kroaci dhe krejt nji numër t’revistës Mirdita me ia kushtue mirditorëve që na bajnë nderë në atë shtet mik”.
Unë, n’radhë t’parë, i them zotniut Pjetër Markut. Mirësevini n’shtetin kroatë, por Jo vetëm nji sepse. Nji revistë te tanë prej mirditorëve n’Kroaci e meritojnë vetëm familja përdeda.
Kët shkrim për ato mrekullitë ndërtimore që kanë ba vllaznitë Përdeda t’Zarës kroate po e përfundoj me nji shprehje që disa vite ma parë m’pat thanë kushërini Nanës tonë, Nikollë Ndrecë Përdeda.
Nipi im i dashtun, gjithmonë puno me përkushtim e ndershmëni, në njenën anë me ua knaçë zemrën e shpirtin t’gjithë miqve e në anën tjetër me ua çorrue të dy sytë e ballit t’gjithë anmiqëve.
Shenim:
T’gjitha informacionet e t’gjitha fotografitë për ket shkrim janë marrë prej gazetave lokale dhe atyne kombëtare që botohenë n’Kroaci.
Pjetër DOMGJONI, Split, Kroaci
Shkrime te ngjashme:
Shkrime ndër vite. Rrikthim në trojet e të parëve pas 150 vitesh…!

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”