Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Historiani Gjet Ndoj, vjen me “ARBËRIA në kufinjtë e mbijetesës dhe Europa në rrezik nga Orienti.

Po çfar përcjell libri voluminoz “ARBËRIA në kufinjtë e mbijetesës dhe Europa në rrezik nga Orienti

Nga Pirusti News
3 609 Shikime
SHPERNDAJE

Gjet Ndoj është një emër i njohur në ambientin e shkencave historike falë produktit të shumtë  të i ka sjellë historiografisë tonë. Natyrisht Ndoj nuk i përket asaj kategorie “historianësh” që punimet e tyre janë më së shumti produkt i opsionit kompiuterik “copy-paste”, për ti nxjerrë më pas në libra apo rrjete sociale me emrat e tyre në fund, a thua se janë produkt i një pune të mirëfillte shkencore.

Përvec faktit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe arkivat e saj, kur asokohe në detyrën e Drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit solli nga arkivat e Stambollit rreth 2300 dokumente arkivore të viteve 1800 me tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare, Gjet Ndoji ka mundur të përcjellë në opinion shumë punime shkencore, produkt i një pune të mirfilltë shkencore dhe arkivale, me dokumenta të pakontestueshëm. Janë të mirënjohura botime si “E VERTETA MBI SHQIPTARËT “UDHA E SHQIPTAREVE  Gjeopolitika, Sistemi rrugor dhe Qytetërimi”, “GJIN MARKU DHE LUFTA”, “ANTOLOGJI HISTORIKE/ Themele të ruajtura të një shtëpie europiane të shembur” “ARKIVAT SHQIPTARE”, por edhe disa botimeve të tjera si bashkëautor. Ndërsa këtë rradhë vjen me një botim tjetër, mjaft të rëndësishëm në aspektin kërkimor historic, titulluar “ARBËRIA në kufinjtë e mbijetesës”.

Po çfar përcjell libri voluminoz “ARBËRIA në kufinjtë e mbijetesës dhe Europa në rrezik nga Orienti?

Me librin “ARBËRIA në kufinjtë e mbijetesës” u njohëm sapo numrat e parë po dilnin nga makineria e prodhimit. Jo rastësisht u gjendëm në “shtëpinë” kulturore të mirditasve dhe jo vetëm, në shtypshkronjën “GEER”, me drejtues dhe pronar z. Gjon Jaku.

Natyrsisht kopjet e para që dolën u bënë “pronë” e disave aty prezent, ndërsa në përshkrimin vizuar rezulton një botim cilësor, ku është përdorur në masë të gjerë edhe fotografia historike e ilustruese. Vetë libri ka 732 faqe, ndërsa është mbështetur financiarisht nga Gjon Melyshi, Ndue Shpani, Nikolin Jaka, Valentina Gjoka, Viktor Spaqi, Zef dhe Gustin Prenka, Dom Nik Ukgjini, Gjergj Liqejza, Albert Arapi dhe Rafaela Rica.

Në faqet prezantuese të botimit, lexojmë se këtu njihemi me procesin e lindjes, të lindjes dhe goditjes së rëndë të Arbërisë, si në rrafshin etnik, ashtu dhe në procesin e shtetformimit. Në libër njihemi për përplasjet e Arbërisë dhe banorëve të saj, me dyndjet shkatërrimtare të popujve që erdhën nga Lindja, ndërsa ballafaqimi me këto dyndje barbare është terreni historik i këtij zhvillimi, me uljet e ngritjet e veta.

Në këtë libër, të apasionuarit pas historisë, por edhe lexuesit kuriozitarë do të njihen me objekte të trashëgëmisë kulturore të popullit shqiptar, të cilat kryesisht janë të dëmtuara e të shkatërruara, por që pavarësisht kësaj, ruajnë akoma fuqinë për të dëshmuar. Janë fakte historike të panjohura më parë, ose të anashkaluara nga historiografia e periudhës së komunizmit, madje edhe pas saj.

Gjithë kjo “botë materiale” dhe “shpirtërore”, produkt i beprimtarisë së njeriur në Ballkanin perëndimor, që nga kohët antike e deri më sot, përbën bazën e qytetërimit të popullit shqiptar, qytetërim, i cili është përballur në mënyrë të pandërprerë gjatë gjthë historisë me pasoja shkatërrimtare nga dyndjet dhe shkatërrimet barabare kryesisht prej Lindjes…

Këto dhe shumë të tjera, ndarë sipas temave dhe kapitujve kohorë e historike, lexuesi do ti gjejë të faktuara falë punës voluminoze të autorit Gjet Ndoji.

Përgatiti: Aleksandër Ndoja.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest