Sheshi “Abat Doçi” përgjatë gjithë ditës së enjte ka qenë i mbushur me vizitorë të një ekspozite të hapur me punime të fëmijëve që marrin mësime në Qendrën Kulturore të fëmijëve Rrëshen. Autorët e kësaj ekspozite të titulluar “Ngjyrat e Paqes” janë nxënës të shkollave 9-vjeçare të Rrëshenit, Rubikut dhe Fanit.
Inspektorja e artit pranë QKF-Mirditë, Majlinda Shtjefanaku thotë se ekspozita është organizuar nga sektori i artit pranë QKF. Një ekspozitë e tillë e cila tashmë po merr formën e traditës në sheshin “Abat Doçi” ishte parashikur të bëhej më herët, por kushtet pandemike kanë diktuar në këtë drejtim.
Shqefanaku thotë se për të arritur në këtë nivel dhe realizimin e ekspozites me punime të shumta kemi bashkëpunuar me mësuesit e artit pamor si Viktor Çupi, Fran Pershqefa, Adler Deda si dhe gjithë mësuesit e ciklit të ulët të dy shkollave 9 vjeçare të Rreshenit, të shkollës së Fanit dhe Rubikut. Ndërsa pjesë e kësaj ekspozite kanë qenë dhe punimet e realizuara nga ana e nxënësve të kursit të pikturës që zhvillohet pranë QKF-së.
Nga sa u konstatua gjatë gjithë shpalosjes së punimeve të fëmijëve, qëllimi që nxënësit te sillnin idete e tyre për paqen nëpërmjet vizatimeve, u realizua i plotë. Përveç qytetarëve dhe prindërve të fëmijëve piktorë të vegjël, ekspozitën e kanë vizituar drejtuesit e shkollave 9-vjeçare të Rrëshenit, Nora Kaçorri dhe Valentin Bardhoku, të cilët në mënyrë të organizuar kanë shoqëruar nxënësit dhe mësuesit në vizitat pranë ekspozitës.
Nga nxënësit e QKF-së në ekspozitë morën pjesë Rigela Shtjefanaku, Aida Kaçorri, Ermes Marku, Ardiola Kolmarkaj, Erla Përdoda, Alba Reçi, Darsela Biba, Mateo Gjergji.
Ndërsa nga shkolla 9-vjeçare Rubik morën pjesë Iris Nikolli, Emiliano Kola, Luana Deti, Samuel Ndoj, Dëbora Gjergji, Xhoana Pershqefa.
Nxënës pjesmarrës nga shkolla Klos, Fanë ishin Kristjana Prenga, Grisild Lika, Eliza Ndoj, Miranda Nikolli, Gerlanda Lleshi, Melisa Korriku, Danjela Frroku, Jurgen Kola, Denisa Lleshi, Fabiola Përndoca, Arnaldo Frroku.
Shkolla nr. 2 Rrëshen u paraqit me nxënësit Marsida Prenga, Sabiel Gjini, Dea Koleci, Endriona Kacorri, Suzana Bardhoku, Esmanuela Marena, Dea Kacorri Elio Filopati, Marsilda Prenga, Eriseldo Dodaj.
Nxënës të shkollës “Pashko Vasa” ishin Alisiana Lleshi, Elidona Gjinaj, Alenso Përlika, Gena Valcaj, Fioralba Sukaj, Larisa Lamaj, Olta Bica, Daniela Mhilli, Aurel Filopati.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

