Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Mjeshtër i Madh” për rapsodin e mirënjohur Frrok Haxhia

Përgatiti; Aleksander Ndoja

Nga Pirusti News
880 Shikime

Edhe pse kanë kaluar 8 vite që bardi i shquar i këngës popullore Frrok Haxhia ka kaluar në amshim, mbetet gjithnjë e më prezent në mbarë spektrin e kulturës dhe artit.
Frrok Haxhia erdhi si një meteor nga malet e Gjegjanit, për tu bërë shumë shpejt mjeshtër i tingullit të rrallë interpretativ, por edhe mjeshtër i fjalës, i vargut e humorit, i pa përsëritshëm si instrumentist e kantautor.
Pikërisht për këto arsye, për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare, Frrok Haxhia është vlerësuar më tituj të lartë nderi, më kryesori është titulli “Artist i Merituar”.
Ndërkohë sot, Frrok Haxhisë me propozim të Akademisë së Artit, Shkencës e Letrave “Mirdita” i është akorduar titulli i lartë “Mjeshtër i Madh”.
Ceremonia e dhënies së cmimit të merituar u organizua në ambientet e Presidencës së Republikës së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin djemtë e Frrok Haxhisë Tonin e Dritan Haxhia, Presidenti i IPA Albania Skënder Doda, kryetari i unionit te gazetareve te Shqipërisë z. Aleksandër Çipa, kryetari i Akademisë së Artit, Shkencës e Letrave “Mirdita” z. Pjetër Marku.
Në një ceremoni të shkurtër Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, pasi ka bërë një përshkrim të shkurtër të këngëtarit Frrok Haxhia, i ka dorëzuar z. Dritan Haxhia titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” me motivacionin:
Bartës i shquar i folklorit popullor shqiptar, vecanërishtë të Veriut të Shqipërisë. Kontribues me nivel të lartë në kulturën kombëtare si kantautor, instrumentist, krijues dhe interpretues i vlerave burimore. Shembull i shkëlqyer i rapsodit popullor”.

Ndërsa Dritan Haxhia teksa mori çmimin e madh, ndër të tjera tha: Më lejoni që në emër të familjes Haxhia t’ju shpreh falenderimet për nderimin që i bëni babait tim, Artistit të Merituar, tashmë Mjeshtër i Madh, Frrok Haxhia.

Është një mënyrë e fisme shqiptare, për të nderuar emrat dhe personazhet e shkëlqyer të kulturës dhe trashëgëmisë sonë kombëtare. Në këtë mënyrë, na krijohet mundësia për të parë se thellë së shkuarës sonë, janë vlerat që nuk i mbulojnë dot as zhurmat e së sotmes dhe as kaosi njerëzor i kësaj kohe.

Duke vijuar më tej, Dritan Haxhia tha se Im at Frrok Haxhia, përgjatë gjthë jetës së tij u muar me folklorin dhe krijimtarinë popullore të trevës sonë. U investua me mis dhe me shpirt për të ngjitur në skenat kombëtare artin dhe pasurinë shpirtërore të trevës që i përkasim. Në mënyrën dhe talentin e vet, u bë pjesë e asaj plejade artistësh të Shqipërisë që i dhanë peshë dhe vlerë të shtuar poezisë popullore dhe artit folklorik shqiptar.

Në përfundim ai tha se vlerësimi prej Jush sot i Frrok Haxhisë një ndër artistët e popullit, është një nderim institucional për kulturën popullore në tërësi. Në këtë mënyrë na jepni mundësi ne bijëve të emigruar të Atdheut, të besojmë dhe shpresojmë se shoqëria dhe institucionet e shtetit tonë, nuk kanë rënë pre e harresës, por e mbajnë dhe dëshmojnë përgjegjësinë për të nderuar dhe çmuar artistët e këtij populli.

Ceremonia zyrtare është mbyllur me falenderimet e familjarëve Haxhia, ndërsa në një aktivitet vijues në përkujtim të rapsodit Haxhia, miq të shumtë të Tij e familjes si Viktor Gjikolaj, Skënder Doda, Aleksandër Çipa, Fran Laska, Benard Lekgegaj, etj rrëfyen kujtime të shumta mbi figurën emblematike të Frrok Haxhisë.

-FRROK HAXHIA, BIOGRAFI E SHKURTËR-

Frrok Haxhia ka lindur në fshatin Gjegjan – Mirditë (pas çlirimit rrethi Puke) me 15 prill 1934 në një familje të varfër fshatare me traditë atdhetare. Nderron jete me 28 prill 2013 ne Lezhe. U rrit mes bejtarëve dhe rapsodëvë të krahinës dhe mrekullohej prej tyre. Filloi ti binte me mjeshtëri çiftelisë dhe sharkisë. Shumë shpejt, duke kënduar këngët për kreshnikët e luftrat dhe trimëritë shqiptarë në vitin 1950 filloi të shkruante dhe të këndontë vargjet e tija të para. Ishin rapsodet e vjetër të krahinës që mësuan dhe e edukuan me këngët e rapsodite burimore dhe interpretimin e tyre që i shërbyen Frrokut të fitonte dhe trashëgonte mënyrën e interpretimit, si te vajeve shqiptare të trevës veriore e më gjërë. Sot shumë krijime dhe vargje të tijë i gjen të përhapura që nga Shkodra, Kosovë, Maqedoni e më gjërë, deri atje ku jetojne dhe emigrantët shqiptarë. Frrok Haxhia, për më shumë se 45 vite ka bërë një jetë aktive në shërbim të artit dhe folklorit në veçanti. Gjatë kësaj karriere ka qënë dhe një mësues dhe përkrahës i mrekullueshëm për brezat e ardhshëm. Një nga arsyet që talentet e reja gjenin gjithnjë mbeshtetje tek ai ishte thjeshtësia, dashuria për njerzit dhe humori që e karakterizonte. Shquhej për aftësi improvizuese të çastit dhe bejte. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike që janë zhvilluar në Shqipëri dhe është vlerësuar “Laureat Festivali” çmimi më i lartë i festivalit që jepej aso kohe. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve deri ne fund te jetes se tij. Është vlersuar me çmime e medalje, vlerësime të tjera të larta si artist ndër vite si dhe urdhrin “Naim Frasheri”. Ka titullin e lartë “Artist i Merituar”. Për merita të tjera të shquar shoqërore e artistike është urdhëruar “Qytetar Nderi” Fushë-Arrëz & “Qytetar Nderi” Pukë si dhe “Krenaria Komunës Gjegjan” vëndlindjes së tij. Prej vitesh ishte antar nderi i “Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë” në Athinë. Për Frrok Haxhinë kanë shkruar shume studiues e hulumtues në botimet e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Kulturës Popullore dhe ish “Shtepise Qendrore te Krijmtarise Popullore” ku janë përfshirë dhe shumë nga krijime të tij në botime të veçanta shkencore.
Shumë nga krijimet e tija rapsodike dhe të interpretuara prej tij janë regjistruar ndër vite nga Radio Tirana, Shkodra, Korça, Kukësi dhe Televizioni Shqiptar, ku disa prej tyre ruhen sot në arkivat e tyre. Mbi 400 këngë të ngritura e të kënduara nga rapsodi F.H kanë lënë gjurmët e veta në jetën folkforike e artistike shqiptare ku disa prej tyre kane humbur dhe autorsine e tije duke u e emërtuar si këngë të popullit. Në vitin 1995 Shoqata Kulturore “Ismail Qemali” në Vlorë në shënjë respekti për artistin Frrok Haxhia i cili kishte filluar karrieren e tij ne qytetin e Pavarsise, i ka botuar një vëllim me krijime të F.H me titull “Gjaku i Arbërit Rrodhi si Krojet“.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest