Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Tradita festive e natës së Shmasianit (Shën Sebastianit) në familjen e Dedë Nikollës së Iballës

-Nga Ing. Mark Zefi-

Nga Pirusti News
7 022 Shikime

Jo rrallë ndodh që njeriu befasohet nga çfar i shpaloset para syve, jo si një fenomen i ri, por nga mosnjohja personale. Megjithëse rrugët e gjata, me shkaktojnë lodhje, kur është rasti për në Pukë e veçanërisht në Iballë, nuk baj llogari. E kam njohur mjaftueshem treven e shtat bajrakeve, në perjudhen kur kam punuar në NPD Fushë – Arëz dhe më duket se kam shumë të drejtë që kujtimet e asaj kohe, tani me janë shendruar në nostalgji. Ai pejsazh natyror që i ngjet një parajse të vërtetë toksore, me klimë që nuk di në se mund të jetë edhe një zonë tjetër në gadishullin e Ballkanit për tu krahasuar, ku jetojnë burra e gra shtatlartë me pamje mbresëlënëse , fisnikë në sjelljet e tyre me njeri tjetrin e bujarë të pa shembullt me mikun, krenarë dhe të kurajshem, të dashur, zemërgjerë, tolerantë e largpamës, që kohët e shkuara i kanë memorizuar si etaljonë trimerie për mbrojtjen e atadheut dhe identitetit kombetar. Atëherë, të gjithë ata që kanë patur fatin të jetojnë, qoftë dhe për një periudhe kohe në këtë mjedis shoqëror që nuk gjendet edhe diku tjetër një i tillë aq i pasur në dhunti e vlera, rastin për të shkuar mik në ato anë e konsuderojne fat.

 Kështu ndodhi me mua, sapo një mik i imi prej asaj zone më ftoi për ta respektuar me pjesmarrjen time në festën se Shmasjanit (Shën Sebastianit) të Fisit të Thaçit. Do të mundohem që me këtë shkrim, me pak fjalë të sjellë të veçantën që më la mbresa të mëdha të asaj darke festive të 19 janarit në familjen e Ded Nikolles në Iballë, ku unë isha mik, por për ata që nuk kanë njohuri dua të radhis dy fjalë për fisin e Thaçit. Ky fis është më i pari prej 12 fiseve të Lekës. Shtrirja e tij është ne Pukë , ku zona e Iballës  duhet të jetë sofër e parë, Mirditë, Kosovë dhe disa zona të Shkodrës. Zanafillen e ka nga shekulli i XI, kur sipas studiuesit Xhemal Meçi, për shkak të permbytjeve që shkaktonin baticat e detit nga vendi i quajtur Murrdeti, sot Mamurras i Kurbinit, erdhën familjet e para dhe zunë troje për të jetuar të siguritë, detaj ky i mireargumentuar nga autori në fjalë dhe mjaftë bindës.

Tani të kthehemi tek qëllimi për të cilin po shkruaj e që është festa e martirit Sebastian, i cili në gjysmën e dytë të shek. të III-të pranoj të kryqezohej por nuk pranoj urdhrin e mbretit të tij që të mohonte të qenit katolik. Shumë i denjë përkujtimi solemn për cilindo në botë që ia din vlerën identitetit dhe sakrificave për mbrojtjen e tij. Fisin i Thaçit në rajonin që dikure ishte nën administrimin e Iballes, permbledh fshatrat Bugjon, Gralisht, Xath, Trun, Mzi, Arst – Miliska, Mzi,  Sakat, Fierzë, Blerim, Flet, kuptohet Iballen qendër të sotme dhe Gojan (një lagje në Iballë të ardhur nga Gojani). Në këto fshatra ka edhe popullsi myslimane të cilët sipas gojëdhënave dhe një studimi mbi prejardhjen e fiseve të veriut me autor studiuesin Preng Gjika, janë të ardhur  nga Kolonja, ku të parët  kanë qënë të bijtë e Gjergj Kolonjes më pas edhe këta muslimane dhe vendas  të konvertuar nga katolikë në myslimanë, gjatë reformës se ndërrimit të fesë nga pushtuesi turk, e cila nisi nga fillimi i shek të XVII e në vijim. Këta nuk e festojnë festën e Shmasianit për arsye që dihen.

Mirdita i ka festat, sipas zonave si Shenkollin, Shelbuemin  Shnapremten, Shenmhillin, Shengjergjin etj, ndaj për mua nuk ishte ndonjë event shumë kureshtarë qenia mik në një familje në Iballë në rastin e një feste fetare të asaj zone. Por më duhet të jemë i sinçerte për këtë që po rrëfej , ajo që më bani përshtypje dhe më ngarkoj me emocione të jashtzakoneshme ishte njeti (bindja), serioziteti, vlersimi, përkushtimi dhe gjith përfshirja e familjes dhe miqve të pranishëm në ritet e celebrimit  të kësaj feste shumë domethense per cilindo katolik në botë. Rruzaret mbas ndezjes së qirinjeve,  të rrëfyera nga i zoti i shtëpisë dhe të ndjekura fjalë për fjalë njëzëri nga të gjith të pranishmit, për mua ishin diçka që në raste analoge e krahinen time, nuk i kisha parë ndonjëherë e as në familjen time që kur kam qenë fare i vogël. Mendoj se nuk i kanë parë as bashkëqytetarët e mij mirditore.

Këto e bënin festën të vertetë, mbresëlënëse, event e kujtesë, respekt dhe dinjitet, jo tavolina, që pa diskutim kur thua si në Iballë, nuk ke përse të shtosh gjë tjetër për tu kuptuar, se kush ka qenë mik atje e kupton si është , por që mund të mbushet kudo edhe në ndonjë restorant turistik, por festë  nuk quhet. U vuna shumë në vështirësi, kur unë nuk i ndiqja dot me fjalë e zë rruzaret që vazhduan për pak më shumë se 10 minuta se nuk i dija, për më tepër kur dy djem mjaftë bukur edhe përse njeri nxënës i klasës së nëntë kishte lindur dhe jetonte në Tiranë dhe tjetri, një nip i quajtur Eljo nga Çelza, nxënës në klasën e VI-të, jetonte në qytetin e Pukës, ligjeronin  fjalë për fjalë lirshëm sipas zerit të parë që rrefente në krye të tavolinës. E kjo e keqe do të ishte fare e pa perfilleshme nqse nuk do të kishte edhe shumë të tjerë si unë, që mendojnë se dinë, por  atë që është themeltare për çdo hap të jetës tonë, lutjen  ndaj Zotit, nuk e dijmë. Mendoj se kjo duhet mësuar sa më parë, ndryshe, të gjithë ne që nuk e dimë nga vijmë, kurr nuk do të mësojmë se ku do të shkojmë. Ishte i pritshëm një nivel vlersimi i tillë kudo në Iballë, pasi jam dëshmitarë se ajo zonë nuk e ka mohuar Zotin as  në kushtet kur ideologjia komuniste, i detyroj shqiptaret ta mohonin Krijuesin.

Iballsit e jo vetëm ata, kur punoja në ato  anë, vija re se i festonin  në fshehtesi festat e tyre. Të dilat e pashkeve, kur punëtorët ishin të detyrau të lenin shtëpitë dhe dilnin ne aksion ne punë të ndryshme, veç të tjerash kur shtronin  dreken, kishin edhe vezë të ngjyera  me bojë kuqe. Madje në një rast pa u kujtuar fare, jam ndodhur me gjith shoferin pak më i madh nga unë në moshë, mik në një familje në Mzi natën e të mgjylles së Krishtit. Mikpritsi, jo vetëm nuk bani asnjë ndryshim nga rregullat e kremtimit të asaj Nate të Madhe, duke mos  na servirur asnjë lloj bylmeti, kuptohet as mish, por nuk e fshehu faktin se atë natë ishte e mgjyllja e krishtit, prandaj edhe ne do të kryenim të njëjtat rite si ata, gjë të cilën e pranuam pas asnjë kundershti të dy.

Një natë festive në kullën e Ded Nikollës së Iballës

Kuptohet se në familjen e Ded Nikollës, kjo kulturë e qendrim ndaj diteve me shej, është në natyren e saj. Jo vetëm tabani famijar, por edhe lidhjet e gjakut me familjen e madhe fisnike të baraktarit të Iballes, që është shpia e Pemateve,  e cila me paret e veta në vitin 1903 ka hapur shkollën e parë shqipe në Iballë,  mik për  zemër me Bajram Beg Currin, çerdhe e përhershme e patriotizmi e atdhetarie, janë pa dyshim arteret nga ku  ushqehet besa, burrnia, trimeria e përulja para KRIJUESIT, për të gjithë pinjollët e kësaj shpie. Deda, vellaj i rapsodit aq të dashur për shqiptarët Tom Nikolla, që nuk duhej të shkonte me ansamblin e shtetit në Kinë, se ishte nip i derës fisnike të Pemateve, të cilët rregjimi komuniste me çmendurinë e tij i kishte shpallur kulak, të befason me dijet që ka, fjalën e drejtpërdrejtë, zjarrin që i flakron në zemër nga dashuria për vendin, për zakonet për Iballen, që ka të drejtë kur thotë –  nuk e ndërroj me asnjë vend të botës , është 82 vjeç, por energjik  i buzëqeshur dhe shumë largpames në kshillat që jep, sa do të ishte i denjë për një mjeshtër të penës , si personazh në qendër të një romani. Besoj se me këtë copë të vogël Iballë, që solla nëpërmjet radhëve të mësipërme, do të kemë ndikuar sado pak për njohjen e asaj zone, tek  gjithë ata që nuk e njohin ose e njohin shumë pak.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest