Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Monografia Kodër – Rrësheni me autor prof. Ndue Gega, dritare informacioni për një nga fshatrat elitë të Mirditës

Nga Pirusti News
19 449 Shikime
SHPERNDAJE

-ALEKSANDER NDOJA-

Fshati Kodër-Rrëshen është ndër fshatrat më të njohur në zonën e Kthellës, por edhe në të gjithë Mirditën. Mbetet i tillë për pozicionin gjeografik, me qëndrën e tij në një rrafsh të ekspozuar nga dielli që quhet lagjia e Sheshit, por edhe me lagje të tjera qarkuese, si Zalli i Fanit në njërën anë, Zalli i Zmesë në anë tjetër, kufizuar me lagjen Kodër dhe sëfundi, lagjen Shtanë.

Ajo cfar e bën më interesant këtë fshat lidhet me faktin se ka një histori të vjetër, me Kishë dhe shkollë shumë të hershme, por mbi të gjithë me njerëz të ditur që gjithmonë janë shtyre drejt shkollimit, të qetë e punëtorë. Kjo është një arsye e fortë që edhe në kohë të vështira post 90-të, asnjë familje apo individ  e këtij fshati nuk u ngujua apo u përfshi nga sindroma e zezë e gjakmarrjes, por mbi të gjitha asnjë familje nuk e braktisi fshatin. Referuar shifrave fshati Kodër-Rrëshen në vitin 1991 kishte 655 banore, ndërsa në vitin 2020 ka 646 banorë, pra diferenca është vetëm 9 banorë më pak nga viti 1990.

Ky fshat ka plot histori e ngjarje aq sa vetë banorët e tij, jo gjithmonë mund të jenë të njohur statistikisht me shumë prej tyre, deri në një moment kur të marrin në dorë monografinë “Kodër-Rrësheni” e sapo dalë në qarkullim, me autor profesor Ndue Gega i mirënjohur në sistemin arsimor të Mirditës, por edhe si drejtues i pushtetit vendor në disa vite.

Duhet pranuar që në botim i tillë është mjaft interesant e mbi të gjitha është informues, madje është një ndihmë e madhe për vetë komunitetin e fshatit, ose dhe pë rata që duhet ta njohin më mirë këtë fshat.

Në hyrje të këtij botimi, autori thotë se ky fshat quhej katundi i Vjetër, ndërsa më vonë rrësheni nr 2, pasi dhe vetë qyteti i Rrëshenit në vitin 1949 ka nisur të ndërtohet mësëshumti në tokat e këtij fshati.

Autori Ndue Gega, pohon se ky fshat është i banuar që në mesjetën e herëshme, ku është zbuluar nga arkeologët një varrezë e rëndësishme arbërore e shekullit VI-VIII e ku gjendet në një kodër dhe “Kalaja e Teutës”, kurse atë Domeniko flet për një qytezë të Skënderbeut, në Kodër Rrëshen.

Në këtë monografi autori cek se Kodër rrësheni është i kishës së Shna Premtes dhe i shkollës shqipe të vitit 1900, hapur nga famulltari Dom Mark Vasa, që shërbeu edhe si mësues i parë i saj.

Natyrisht autori ka fokusuar shumë emra që i kanë bërë nder këtij fshati si kryeplaku në zë në të gjthë mirditën i njohur si Ndue Pjetri i Katundit, mësuesi i respektuar Preng P. Filopati, Bib Dod Melyshi si N/prefekt i Gjilanit, apo preng Gjet Tushën si dëshmor i Atdheut, për të vijuar me Mark Topollain actor dhe regjizor në kinematografinë shqiptare, i Bledar Kolës sportistit të mirënjohur me famë nderkombëtare, si dhe mjaft intelektuale të spikatur apo drejtues në administrate deri në nivele të larta të pushtetit qëndror.

Ndue Gega na sjell informacion të detajuar për ndërtimin gjelogjik, relievin, klimën lumenjë dhe përrenjtë, tokat e bimësinë. Më tej autori është ndalur në atë që e ka cituar Kodër-Rrësheni administrativ.

Ntyrisht ka përcjellur informacion të detajuar për tre fiset e këtij fshati si Pacuku, Tushaj e Jushi.

Në fisin Pacuku renditen barqe ose zarme si Pacuku, Gjetkolaj, Lleshajt, Mandrejajt, Kolndojajt (Filopatët), Përtenajt, Jakajt, Përdodajt, Përndrecajt, (reci me dëshirën e vet u mbështet te ky fis)

Në fisin Tushaj kemi këto barqe si Melyshaj, Tushaj, Laskaj, Bushaj, Hacaj, Lulaj, dhe Përgegaj.

Ndërsa pjesë e fisit Jushi, janë Precajt, Ndoja, Përgjetani, Noka, Ruci, Kacorraj, e Tryci.

Libri monografi ka informacionin të zgjeruar për popullsinë nga viti 1959 e deri tani, ku nis me 308 banorë ndërsa tashmë është në numër të dyfishuar. Autori ka nxjerrë emër për emër banorë të hershëm të cilët kanë jetur në harmoni të plotë duke dhënë një shembull të mirë për brezat vijues, por edhe gra të sojshme mikpritëse e punëtore që u kasnë lënë emër të mirë familjev në të cilat jetuan.

Një hapësirë të konsiderueshme zë arsimi në këtë fshat, emrat e mësuesve që kanë shërbyer ndër vite, si dhe djem e vajza të shkëlqyera të këtij fshati që kanë punuar me kualitet e ndershmëri, duke qenë të suksesshëm deri në nivele të larta qeverisëse, por edhe ushtarake, mësues e inxhinierë të zotë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest