Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Mbretëresha Teutë”, e Malajve, prezanton numrin e parë të revistës “VENDLINDJA”.

Shoqata“Mretëresha Teutë” aktivitet prezantues në Rrëshen.

Nga Pirusti News
5 987 Shikime

-Nga Aleksandër NDOJA-

Çdo trevë e ka një histori krenarie, një prejardhje solide në shekuj e padyshim edhe fshati Malaj, me pikështrirje Tenë e Kodër Rrëshen, deri në pikën fundore, në Fushlumth. Natyrisht pikë krenarie deri në ditët tona mbetet se Mbretëresha e mirënjohur Teuta, me aktivitet historik në vitet 230 para Krishtit,  e që i përkiste njërës prej familjeve më të shquara të aristokracisë fisnore, vendosi të ndërtojë njërën prej kalave të saj pikërisht në kufirin Tenë-Kodër Rrëshen. Natyrisht një grua që diti të mbesë në histori që nga koha ilirike, një grua që arriti të ndërtojë anije luftarake të quajtura “Liburne”, të cilat bënin ligjin në detin Adriatik, një grua që arriti të ndërtojë shtet kaq të fuqishëm, me një fuqi detare të madhe, që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut, jo rastësisht e pa të udhës që pikërisht në këtë pikështrirje, të “nënshkruante” një pjesë të historisë së Saj. 

E ndërsa historia vazhdon me fakte të tjera që provojnë se kjo zonë ishte e banuar që në mesjetën e herëshme, teksa Atë Domeniko flet për një qytezë të Skënderbeut, shekujt që pasuan patën uljet apo ngritjet e veta, bijtë e sotëm të saj nuk duhet të heshtin, dhe duket se nuk po heshtin.

Disa kohë më parë, intelektualë më në zë të kësaj treve, me mbështetjen e emigrantëve të suksesshëm dhe të pa denatyrizuar si Gjon Melyshi e Ndue Syziu, u mblodhën dhe themeluan shoqatën e Malajve, të pagëzuar me emrin e mbretëreshës “Teuta”. Një nismë e mirë kjo që duket se nuk do të lihet rrugës. Çdo shoqatë serioze ka një mision sa historik në identifikimin dhe përcjelljen e vlerave, aq edhe aktual, në arritjen e synimeve që i ka vënë vehtes për të ardhmen.

Pikërisht sot në Pallatin e Kulturës në Rrëshen u bë paraqitja e parë për publikun e revistës “VENDLINDJA” organ periodik i Shoqatës “Mretëresha Teutë” me kryeredaktor gazetarin e publicistin, Martin Dedaj.

Në pamje të parë ky botim është mjaft cilësor, por me më shumë vlera është brendia dhe misioni që i ka vendosur vehtes. Kjo trevë ka vlera të pamata ndaj lënia e tyre në heshtje, do të ishte një dëm i madh për historinë, jo vetëm në Malajve. Pikërisht kjo u theksua me të madhe në promovimin e këtij botimi me emër kuptimplotë “VENDLINDJA”.

Takimi u moderua nga kryeredaktori Martin Dedaj i cili ja kaloi fjalën drejtuesit tw kësaj shoqate z. Gjon Melyshit. Në fjalën e tij Melyshi tha se ky është botimi i parë që ka krijuar ky komunitet. Nuk është e lehtë të realizosh një revistë të tillë, ndërsa evidentoi punën e palodhur të Martin Dedës dhe të gjithë të tjerëve që kanë kontribuar në daljen e kësaj reviste.

I pranishëm në këtë takim, kryetari i Këshillit Bashkiak të Mirditës z. Pjetër Pjetri ka përgëzuar kryesinë e shoqatës për daljen e kësaj reviste. Më tej ai tha se të krijosh një shoqatë të tillë është një vlerë e jashtëzakonshme për të eksploruar gjithë rrugëtimin tonë ndër shekuj, deri në ditët e sotme.

Një panoramë të gjatë dhe të detajuar mbi qëllimin e shoqatës Teuta, por edhe të revistës Mirdita, ka sjellë nënkryetari i kësaj shoqate, ing. Dod Pjetraj.

Diskutantë të tjerë si shkrimtari Ndue Dedaj, gazetari Gjergj Marku, drejtuesi në arsim Valentin Bardhoku, e shumë të tjerë kanë dhënë opinionet e tyre duke evidentuar punën e mirë që është bërë me botimin e kësaj reviste, por edhe me misionin që kanë marrë përsipër një grup intelektualësh të kësaj zone dhe që është mbështetur nga i gjithë komuniteti. Revista është shpërndarë për të pranishmit të cilet kanë vlerësuar përmbajtjen e saj. Në fund kryeredaktori Dedaj tha se puna do të vazhdojë me dajen e numrave vijues, pasi Malajt ofrojnë shumë histori, por edhe mundësi. Takimi është mbyllur me momente festive me një këngë kushtuar Malajve, nga këngëtarët Nikoll Dedaj dhe Kastriot Kola.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest